Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Gjate vizites se tij ne Turqi ne ditet e fundit te vitit 2016, Presidenti i Kosoves leshoi deklarata afruese me Rusine. Ai shfaqi shpresa se Rusia do reflektoje per Kosoven. Vijoi duke deklaruar se Kosova eshte gati te komunikoje direkt me Rusine…” dhe te tjera si keto. Ishte nje deklarate surprize dhe konfuze njekohesisht.
Edhe analistet me te mprehte te politikes se jashtme dhe te marredhenieve nderkombetare nuk arrijne dot te kuptojne se mbi cfare analize dhe prognoze i mbeshtet deklaratat e tij per Rusine z. Thaci. Ato jane thjeshte endrra ne sirtar. Jane vijim i nje sjellje arbitrare, njelloj si ato qe u ndoqen me firmosjen e marreveshjeve per asociacionin me Serbine dhe per demarkacionin me Malin e Zi.
Politika e jashtme e Kosoves trajtohet nga Presidenti Thaci si politike personale apo e nje grupi dhe aspak nderinstitucionale e gjitheperfshirese. Politika e jashtme udhehiqet prej Thacit ne menyre te mbyllur dhe aspak publike. Akoma me keq, politika e jashtme e Kosoves konkludon me marreveshje apo deklarata nga Presidenti Thaci ne menyra konspirative dhe aspak transparente.
1. Protagonizmi personal antikushtetues
Kushtetuta e Republikes se Kosoves ne kapitullin per presidencen, paragrafi i nente i ka dhene kompetence Presidentit “te udheheqe politiken e jashtme”. Kjo kompetence ushtrohet ne bashkepunim me nje sere institucionesh te tjera kushtetuese, te cilat marrin pjese ne formulimin dhe zbatimin e politikes se jashtme. Nder keto institucione bejne pjese Kuvendi i Kosoves, Komisioni i Politikes se Jashtme i tij, Qeveria e Kosoves, Ministria e Puneve te Jashtme si dhe ambasadat dhe misionet e aktedituara jashte.
Ne kete sistem politike-berja dhe vendim-marrja ne politiken e jashtme te Kosoves eshte gjitheperfshirese. Kjo gjitheperfshirje e ben politiken e jashtme afatgjate dhe te qendrueshme si dhe ne perputhje me interesat kombetare te Kosoves dhe popullit te saj.
A respektohet kjo teresi institucionale gjitheperfshirese ne politike-berjen, vendim-marrjen dhe zbatimin e politikes se jashtme te Kosoves? Duke pare iniciativen e fundit te Presidentit Thaci per t’u afruar drejtperdrejte me Rusine, arrihet ne konkluzionin se dicka nuk shkon mire ne politike-berjen dhe vendim-marrjen e politikes se jashtme te
Presidenti i Kosoves, Thaci duket se po tenton te veproje ne politiken e jashtme me shume per protagonizem politik personal sesa ne perputhje me gjitheperfshirjen konstitucionale me institucionet e tjera relevante.
Protagonizmi presidencial politik personal i Presidentit Thaci, jashte gjitheperfshirjes institucionale konstitucionale i ben iniciativat e tij te pamaturuara, te nxituara, te paqarta, aspak profesionale dhe si te tilla te gabuara.
Duke marre iniciativa per protagonizem politik personal ne politiken e jashtme, Presidenti Thaci hedh hapa jashte kontekstit strategjik te politikes se jashtme te Kosoves. Iniciativat e Thacit duket se nuk mbeshteten aspak ne analiza te thella shkencore dhe nuk bazohen ne prognoza te qarta me fakte dhe argumentet respektive.
Iniciativat protagoniste politike personale te Presidentit Thaci ndermerren ne nje vakum te plote nderinstitucional. Si te tilla keto iniciativa nuk paraprihen, nuk bashkeshoqerohen dhe nuk percillen ne kontinuitet nga institucionet e zbatimit te politikes se jashtme. Ato ngjallin konfuzion te brendshem dhe ambiguitete nderkombetare.
2.Rusia kunder ShBA, NATO dhe BE
Duke vepruar per protagonizem politik personal ne politiken e jashtme Presidenti Thaci bie ne gabime serioze ne qasjen e tij ndaj armikut me te madh nderkombetar te Kosoves, Federates Ruse. Mendimet, sjelljet dhe veprimet e Thacit ndaj Rusise se Putinit demonstrojne se ai nuk kompenson dot boshlleqet formuese te tij ne politiken e jashtme dhe marredheniet nderkombetare me koordinim me politikat e BE, NATO dhe ShBA.
Perndryshe si mundet te kerkoje afrim te Kosoves direkt me Rusine ne keto momente? Ne cilat fakte mbeshtet deklaratat e tij ndaj Rusise z. Thaci? Cilat jane argumentet e tij per te ndryshuar kursin e politikes se Kosoves ndaj Kremlinit? Ne cfare prognoze i bazon pritshmerite e tij tek Putini, Presidenti Thaci? A e ndjen se po sillet me Rusine me shume sipas modelit te Erdoganit sesa te BE dhe te ShBA? Le t’i kujtojme z. Thaci disa momente qe tregojne gjeopolitiken Ruse te kohes tone ndaj aleateve te Kosoves.
Se pari, kriza Ruse me BE eshte me e rende se kurre qysh mbas renies se Murit te Berlinit. Sulmi mbi Ukrainen, pushtimi i Krimese, demonstrimet ushtarake mbi shtetet Evropiane, shantazhimet agresive e kane detyruar BE te ndermarre sanksione ekonomike-tregetare ndaj Rusise. Kosova eshte ne krah te BE dhe sanksioneve te saj. Kosova nuk mund t’i qaset Rusise jashte kontekstit te sotem te BE.
Se dyti, kriza Ruse me NATO ka marre permasa shume shqetesuese. Tensionet Rusi-NATO jane rezultat i strategjise se tensionit te ndjekur nga Putini kunder shteteve te krahut Lindor te NATO. Rusia ka zhvendosur arsenale strategjike kercenuese per Veriun dhe Lindjen e Evropes. Per keto arsye NATO po ndryshon teresisht qasjen strategjike ndaj Rusise. Nje Lufte e Ftohte po provokohet nga Rusia. Putini po sillet si nje neo-stalinist per kunder Perendimit. Kosova eshte nen ombrellen strategjike te NATO. Politika e Kosoves lypet te jete ne nje vije sjellje me NATO dhe asesi jashte saj.
Se treti, Rusia ka rritur dukshem agresivitetin kunder ShBA jo vetem ne arenen nderkombetare, por edhe brenda vete ShBA. Shpallja non grata e 35 diplomateve Ruse nga Shtepia e Bardhe shenon nje pike kulmore te krizes se ShBA me Rusine. Keto dite kongresemene Amerikane bene vizita mbeshtetese ne Republikat Balltike, Ukraine dhe Gjeorgji. Gjate ketyre vizitave zyrtaret e larte te Kongresit Amerikan siguruan kreret e ketyre shteteve per rritjen e pranise ekonomike dhe ushtarake te ShBA. Kjo prani ne rritje ekonomike dhe ushtarake e ShBA ne vendet ne kufijte e skajshem me Rusine behet pikerisht per t’i mbrojtur keto shtete nga shantazhi ekonomik dhe kercenimi ushtarak.
Per Kosoven SHBA jane aleati me strategjik nderkombetar. Kjo aleance lypet te demonstrohet sot me teper se kurre ne krah te ShBA me cfaredo lloj kostoje. Asnje luhatje nga boshti i politikes se ShBA ne qendrimet e tyre drejt Moskes nuk duhet ndermarre nga politika e jashtme e Kosoves. ShBA eshte dhe duhet te jene pika kryesore e references per Kosoven ne teresi dhe politiken e saj te jashtme ne vecanti.
3. Rusia aleate e Asadit
Ne kohen tone qendrimi ndaj regjimit te Bashar Al Asadit ne Siri perben nje vije demarkacioni midis shteteve dhe Fuqive demokratike e paqesore dhe atyre diktatoriale dhe agresive. Asadi me politiken e brendshme dhe te jashtme te tij po ben masakren me te madhe brenda Sirise dhe po shkakton krizen me te thelle te botes sot.
Ne kete krize komplekse te regjimit te Asadit, Rusia eshte shpalosur teresisht dhe haptazi pro tij. Asadi dhe Putini jane ne simetri te plote me deklarimet, sjelljet dhe veprimet e tyre. Kjo aleance e pergjakshme ka tronditur mbare boten dhe civilizimin e saj. Sjellja e Rusise ndaj Sirise zbuloi qartesisht kthesen retrograde qe ka bere Moska ne gjeopolitiken e saj. Moska po ndjek politike force dhe jo force politike e diplomatike ne politiken boterore.
Tentativa per t’iu qasur me prane Rusise ne kete kohe afrimi te saj me Asadin perben nje hap shume te gabuar per cdo shtetet demokratik e sidomos per nje shtet te ri qe pret afirmim nderkombetar, si Kosova.
4. Rusia mbeshtjesja e Serbise
Nje nga dimensionet me shqetesuese per Evropen dhe Ballkanin eshte edhe fuqizimi i lidhjeve midis Rusise dhe Serbise. Keto lidhje kane perfshire politiken, diplomacine, ekonomine, ushtrine, sherbimet inteligjente dhe fushat e tjera.
Serbia, perkunder BE, parimeve, normave, politikave dhe orientimeve te saj po anon gjithnje e me shume si dhe haptazi nga prioritizimi i marredhenieve me Rusine. Serbia po modelon politikat e Rusise me fqinjet, me pakicat e saj perreth, me militarizimin e vendit.
Ne menyre te vecante Serbia po perkeqeson sjelljen ndaj Kosoves me ane te injorimit te gjithe marreveshjeve te firmosura me Kosoven, me nxitjen e institucioneve paralele te pakices Serbe ne Kosove, me ngrirjen e situates ne Veri te Mitrovices si dhe me bllokim nderkombetar. Prapa cdo veprimi Serb kunder Kosoves qendron Rusia, sponsorizuesja e saj. Vetem te verberit nuk e shohin kete fakt te njohir e pranuar nderkombetarisht.
5. Deklarate enderr ne sirtar
Tabloja e gjeopolitikes se Rusise ne kohen tone demonstron kthimin e Federates Ruse ne binaret e Pjetrit te Madh dhe te neo-stalinizmit. Brenda kesaj strategjie bejne pjese politikat Ruse edhe ne Ballkan. Keto politika mbeshtesin shtete individuale te lidhura tradicionalisht me Rusine. Serbia qendron ne krye dhe haptazi. Por sindroma rusifikimi ne politika te caktuara verehen edhe ne Maqedoni dhe Mal te Zi.
Ne Ballkanin Perendimore jane vetem shqiptaret jashte ndikimit te Rusise dhe politikave te saj. Shqiptaret vijojne te jene te orientuar drejt BE dhe sidomos drejt SHBA. Ne keto kohe krizash qendrimi pro Perendimore i shqiptareve eshte vene ne dukje edhe nga shume shtete dhe nga media prestigjioze nderkombetare.
Konkluzion
Bazuar ne kete analize te mesiperme mbi vendin dhe rolin e Rusise ne politiken e sotme nderkombetare shtrohet me te drejte pyetja: mbi cfare faktesh, argumentesh, analizash apo prognozash mbeshtetet Presidenti i Kosoves kur kerkon te ndryshoje politiken e jashtme drejt Rusise!?
Natyrisht nuk ka asnje fakt, asnje argument, nuk ka kurrefare analize profesionale dhe asnje prognoze shkencore. E kunderta eshte e qarte. Rusia ka qene dhe mbetet armiku me i madh dhe me i rrezikshem nderkombetar i Kosoves. Rusia gjithashtu po demonstron armiqesi ne rritje edhe kunder aleateve te Kosoves, BE, NATO dhe ShBA.
Ndaj me te drejte mund t’i themi Presidentit te Kosoves, z. Thaci se ne politiken e jashtme ndaj Rusise eshte koha per qasje me realiste dhe jo per endrra ne sirtar.