Home KRYESORE Qesharake dhe e turpëshme ky virus i hapur kaq keq ndër ne.

Qesharake dhe e turpëshme ky virus i hapur kaq keq ndër ne.

Nga Ilir Demalia

Megjithëse kam shkruar dhe herë të tjera për këtë fenomen të plagjiaturizmit dhe kopjimit në mënyrë banale dhe të turpëshme të thënieve të autorëve të ndryshëm, si shkrimtarë, filozofë, artistë e.t.c, dhe këtu nuk marr përsipër teë ndaloj këtë marrëzi kolektive injorante që ka marrë përmasat e një virusi, ku të gjithë ledhatojmë njëri – tjetrin me mashtrimin që i bëjmë vetes si gaztorë të injorancës tonë për tu paraqitur ndryshe nga çfarë jemi, që tregon edhe një problem edhe më të madh në katunarinë tonë, një gjendje psigjike të rëndë të parqitjes vetevetes si…… duke gënjyer vetveten dhe duke e besuar gënjeshtrën e krijuar vetë si të vërtetë.

Sot për të 50-ën herë kapa një kuotë që secili ja ka atribuar vetes në faqe të ndryshme ne FB pa autor, që nënkupton veten. Ose dhe më keq kur edhe e vendosin emrin e vet si autor.

A ka mundësi të dalë autori parë i kopjimit të kësaj kuote që ti japim “mirnjohjen” si kopjaci i parë!

Në këtë rast autori nuk është fare shqiptar

Ky fenomen tashmë është kthyer në epidemi “kulturore” të turpshme deri në një gjëndje të rëndë psigjike si qeresharak-karkizëm krijues kombëtar jo vetëm në FB, por edhe në “krijues” autor librash e poezishë me montim, çmontim, kthim me byth përpjetë, e me kok poshtë të autorve të huaj apo librave të kabinave masturbatore që prezantohen si “shkrimtarë e poetë, filozofe, elitarë” të mendimit dhe letërsise në katundin tonë.

Nje njeri me një minimum kulture leximi i kap këto arnime me spango si plagjaturë që mbushin për ditë faqet e gazetave, librave, si shkrimtarë, filozofë, poetë e ku ta di unë…. kapet lehtë kërcitja e planit siç quhet në kinematografi. Pra kapen lehte copat e arnave marre nga autore të ndryshëm dhe vënë nën emrin e “krijuesit” të ri me novacion vjedhje-krijuese.

Sikur kjo të ishte vetëm tek anonimatët FB-as nuk do të kishte peshën e një shqetësimi. Por, kur kjo është kthyer në një institucion kuturor, shkollor dhe rrymë “suksesi” tek ne, kjo është seriozisht jo vetëm shqetësim, por për të vënë alarmin për imoralitetin tonë si shoqëri, ku separi, nuk respektojmë punën e tjetrit dhe jo vetëm, por ja vjedhim dhe ja atribojmë vetes. Se dyti, jetojmë në një shoqëri alushinante ku bëhemi pjesë e saj dhe me heshtjen tonë se nuk ndryshojmë dot gjë.

Krishti na ka mësuar se: Mundohu të ndryshosh një njeri që të ndryshosh botën.

Qesharake dhe e turpëshme ky virus i hapur kaq keq ndër ne.

Ja kuota që kapa sot për të 50 herë nga autorë të ndryshëm kur autori vërtetë thërret nga varri!

NESE DESHIRON TE DISH

SI FLASIN NJEREZIT PER TY..

DEGJO SI AI FLET PER TE TJERET …

NE PRANINE TENDE !

I.D

Share: