Home KRYESORE Refleksion, duke parë filmin “Beautiful Mind” dhe “Poor Mind” e Medias sone!

Refleksion, duke parë filmin “Beautiful Mind” dhe “Poor Mind” e Medias sone!

Nga Jeta Tocila Shkurti

Edhe pse kam një diplomë në psikologji dhe prej 14 vjetësh ushtroj profesionin, sërish nuk I shpëtoj dot rasteve të informimit nga media rreth cështjeve që përbëjnë interes profesional.

Ajo që bën diferencën është forma dhe përmbajtja e informacionit që zgjedh. Kurrsesi nuk zgjedh të shoh një emision që problemet e shëndetit mendor të dikujt I përdor për një interes të ngushtë të papërfillshëm me interesin publik. Nuk dua të bombardohem me stereotipe të personave me probleme mendore si individë që mund të të argëtojnë me sjelljen e tyre.

Nuk besoj se shikuesi I mençur dhe human argëtohet kur njeh një grua apo burrë të ftuar me statusin e VIP-it prej gazetarit e më pas ky gazetar luan me mendimet, sjelljet, qëndrimet, emocionet e këtij personi…

Gjithashtu refuzoj të dëgjoj lajme që tregojnë se një person vdiq nga të ftohtit dhe për të dyshohet se vuante nga problemet mendore.

Mos jam gjë mbrapa unë dhe nuk e di ende se vdekja nga acari është një provë për ngritjen e një dyshimi të arsyeshëm mbi gjendjen mendore? Si u arrit në këtë dyshim? Kush dyshoi kaq fort për këtë korrelacion, aq sa pati guximin ta bëjë me dije botërisht?

Habitem dhe vazhdoj të habitem me guximin e Medias apo të tjerëve që raportojnë për Median rreth informacionit që shpërndajnë, apo portretizimeve që u bëjnë personave me probleme të shëndetit mendor.

Diku I portretizojnë si mjeran, diku si sharlatan, diku si klloun, diku si mendimtarë, diku si artistë, diku si profet.  Pse i trajton në këtë formë media këta persona?- do pyesnit veten ju…

Nuk e di… Ndoshta për shkak të kulturës së varfër rreth shëndetit mendor apo vallë prej ligësisë, dashakeqë-sisë, mendje-ngushtësisë. Apo ndoshta për shkak të pandëshkueshmërisë kronike të abuzimeve me pushtetin e katërt? Apo ndoshta për shkak të mos reagimeve të opinionit publik apo organeve kompetente që merren me etikën e medias ?

Ajo që di me siguri është se këta njerëz që bëjnë këtë lloj Medie kanë një të përbashkët: NUK U INTERESON FARE PERSONI!

PS: What a poor mind!

Share: