Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, përmes Facebook-ut është shprehur se investimet e huaja janë më të ulëta, se kurrë dhe se qeveria nuk ka asnjë politikë stimuluese fiskale apo ekonomike.
Mbështetur në raportin e FMN-së, sipas deputetes Tabaku rikonfirmohen akuzat e opozitës për uljen në mënyrë të ndjeshme të investimeve të huaja në Shqipëri dhe se mbajmë vendin e parafundit në rajon për thithjen e tyre.
Deputetja demokrate shprehet se taksa e sheshtë 9% që propozon PD do të mund të ringrejë ekonominë shqiptare përmes investimeve të huaja.