Home KRYESORE “THE TELEGRAPH” – Tereza Mei sinjalizon dalje nga tregu i përbashkët për...

“THE TELEGRAPH” – Tereza Mei sinjalizon dalje nga tregu i përbashkët për të kontrolluar emigracionin

Thereza Mai deklaroi se Britania do të largohet nga Tregut i Përbashkët pas Brexit-it për të ndërtuar një “marrëveshje të vërtetë ambicioze tregtare” me BE-në.

E pyetur në mënyrë të përsëritur nëse Britania do të largohet nga Tregu i Përbashkët, kryeministrja tha se ajo nuk do të përpiqet për të “ruajtur asnjë pjesë sado të vogël të anëtarësimit”.

Komentet sugjerojnë se Britania është e gatshme për ta lënë Tregun e Përbashkët dhe Bashkimin Doganor, dhe të lidhë një marrëveshje të re me Evropën pas Brexit-it.

E pyetur nëse do t’i jepet përparësi kontrollit të emigracionit mbi qëndrimin në Tregun e Përbashkët, zonja Mei tha: “Ne po largohemi, nuk do të jemi më anëtarë të BE-së. Do të kemi kontrollin mbi kufijtë tanë, kontrollin e ligjeve tona, por ende duam më të mirën e mundshme për kompanitë evropiane në Mbretërinë e Bashkuar dhe për ato britanike që operojnë brenda Bashkimit Evropian.

Këtë nuk duhet ta mendojmë si një vijim të anëtarësimit, nuk duam të ruajmë asnjë pjesë të anëtarësimit. Ajo që duhet thënë është se Britania e Madhe nuk do të jetë më anëtare e Bashkimit Evropian. Marrëveshja më e mirë e mundshme për Mbretërinë e Bashkuar lidhur me tregtinë do të jetë një marrëveshje e mirë edhe për BE-në. Jam ambicioze për atë që mund të përftojmë në drejtim të marrëdhënieve me BE-në.”

“Shoqëria e përbashkët”

“Shoqëria e madhe”, e Dejvid Kameronit, i cili fokusohej në bamirësinë për të ndihmuar në trajtimin e pabarazisë dhe shprehja e Margaret Theçerit “nuk ekziston një gjë e tillë si shoqëria”, refuzohen të dyja nga Tereza Mei.

Në vend të tyre, kryeministrja paraqet argumentet se pse qeveritë duhet të ndërhyjë në tregje me qëllim që konsumatorët të marrin më të mirën. “Sindikatat sociale dhe kulturore përfaqësuar nga familjet, komunitetet, qytetet, qarqet janë gjërat që na përcaktojnë dhe na bëjnë të fortë.

Dhe është punë e qeverisë t’i nxitë dhe t’i ushqejë këto marrëdhënie dhe institucione për të korrigjuar padrejtësinë dhe kudo që gjendet.”/360grade.al

Share: