Home KRYESORE Thyhet tradita! Ja pse Melania Trump, nuk do të jetë Zonja e...

Thyhet tradita! Ja pse Melania Trump, nuk do të jetë Zonja e parë e SHBA-ve

Betimi i pritur i Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, ka marrë vëmendje globale. Por kur disa orë e ndajnë familjen Trump larg Shtëpisë së Bardhë, ajo familje nuk do shkojë atje e plotë. Edhe pse bashkëshortja e Presidentit të zgjedhur, Melania Trump është zonja e parë por që për herë të parë në histori, një zonjë e parë nuk do të jetojë dhe nuk do përdorë funksionin e saj.

E gjitha kjo ka një arsye madhore e që sipas gazetës “Elite Daily”, Melania Trump nuk do të jetojë në Shtëpinë e Bardhë, kjo të paktën derisa i biri Barron të mbarojë shkollën. Vendimi është se i vogli i familjes, ka nevojë që të rritet dhe të vazhdojnë shkollën pa qenë në shtëpinë e bardhë.

Ata do të vazhdojnë të jetojnë në shtëpinë në New York, ndërsa presidenti i zgjedhur Donald Trump do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas dyshimeve, këtë hapësirë do ta zërë vajza e madhe e Donald Trump, Ivanka. Ajo do të qëndrojë në zyrën që për vite të tëra presidence në SHBA kanë punuar zonjat e para bashkëshorte të presidentit. Zyra ndodhet në pjesën perëndimore të ndërtesës.

Prej kohësh flitet se Ivanka do të përfshihet në administratën e Donald Trump kur ai të bëhet president. Për këtë nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar, por Ivanka duket shumë e përfshirë me çështje të ndryshimit klimatik global.

Share: