Home KRYESORE Treni i mallrave të nacionalizmit të vjetër ballkanik

Treni i mallrave të nacionalizmit të vjetër ballkanik

Nga Dorian Koci

Orientimi pro evropian i Shqipërisë prej më shumë se dy dekadash ka bërë të mundur dhe përqafimin e vlerave evropiane dhe shumë shembuj konkretë janë dhënë në këtë drejtim.

Po Serbia? A ka shpëtuar nga e kaluara e vet? Hijet e Milosheviçit dhe gjithë platformave që i vunë zjarrin Ballkanit vazhdojnë të enden si fantazma në tragjeditë njerzore në rajon.

Ato dalin shpesh herë kërcënueshëm në koalicione qeveritare dhe qendrime regresive të qeverisë serbe që më tepër sesa dëshmojnë një politikë të pavarur, janë shprehje të tumorit politik nacionalist prej të cilit Serbia ende nuk është kuruar.

Këto fakte, nuk duhen harruar dhe në emër të ndërtimit të një paqeje afatgjatë në Ballkan të mos vazhdohet të tolerohen si diçka e mirëqena dhe tipare të pranueshme të shoqërisë serbe, por të kritikohen siç është rasti i këtij treni të sotëm që me vullnetin e qeverisë së Kosovës u ndal.

Treni synonte të sillte në stacionin e Mitrovicës gjithë këtë mentalitet të nacionalizmit primitiv serb dhe në një vend që është ndërtuar dhe projektuar nga SH.B.A dhe B.E ai tren nuk kishte vend.

Share: