Home KRYESORE “Treni rus” si test i pare per fillimvitin 2017 kaloi

“Treni rus” si test i pare per fillimvitin 2017 kaloi

Viti 2017 duket se do te jete viti i sproves dhe perballjes me agresivitetin serb, por edhe viti kur lidershipi kosovar eshte para alternatives: beje ose vdis!

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Prishtine, 15 janar – Provokimi i koordinuar mes Moskes dhe Beogradit permes te ashtuquajturit “treni rus” te nisur sot nga Beogradi drejt Mitrovices se veriut, per aq sa kishte te bente me Kosoven dhe integritetin e saj, po aq ishte test ndaj SHBA-ve.

Zedhensja e Federica Mogherinit – Përfaqësueses se Lartë për Politikën e Perbashket te Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin Europian, zonja Maja Kocijančič, kishte deklaruar dje se treni eshte ceshtje mes Prishtnes dhe Beogradi, BE-ja nuk ka te beje me te.

Duket se serish Brukseli deshtoi te deshmoj lidership ne ruajtjen e paqes!

Por, nese Brukseli nuk ishte i gatshem te ndalte provokimin, ai mund ta marre iniciativen per imponimin e agjendes per marreveshje dhe levizje te lire edhe ne linjen hekurudhore, te trenave, madje edhe internacional, sic ishte psh. Akropolisi.

Serbia ngadale duhet te mesohet se provokimet ndaj shqiptareve duhet te marrin fund.

Kjo qeveri, sigurisht nuk do ta kete te lehte ta njoh kete realitet, prandaj ajo do te vazhdoje me provokime tjera, here drejt Kosoves e here drejt Bosnjes.

Ne konferencen e shtypit kryeministri serb, pasi kishte nderpre mbledhjen e Keshillit te Sigurise nacionale, pervec tjerash, ne adrese te shqiptareve si komb, pavaresisht se propaganda serbe pretendon ta mbuloj si adresim vetem “shqiptareve te Kosmetit dhe Metohise”, i drejtohet qe mos te gabojne te “sulmojne populli serb ne Kosove dhe Metohi, meqe Serbia ate sulm nuk do ta lejoje asesi”, duke na kujtuar ate kercnimin e famshem te Milosheviqit ne Fushe te Kosoves!

Duke luajtur rolin qe nuk i shkon fare, ate te rojes se paqes ne rajon, kryeministri serb megjithate ben me dije se fillimi i lojes se tij me zjarrin nuk ka perfunduar.

Por kete loje me zjarrin ai pretendon t’ia mvesh Prishtines, para se te marre masat shtese per krijimin e rrethanave politike qe do ta sillnin qeverine e Kosoves para aktit te kryer.

Krijimi i te ashtuquajtures Republika Serbska me emrin Asociacioni i Komunave Serbe, me gjase me 15 shkurt, njeanshem, do te jete provokimi i radhes.

Deri atehere, gara mes Thacit dhe Mustafes per te marre meritat e ndalimit te trenit rus do te vazhdoje. Kjo gare duket se eshte si nje pergjegje politike kundruall vales se te zemruarve qe do te mund te cilesohej edhe si fronti antiestablishment.

Veprimi i policise kufitare, njesive speciale dhe institucioneve qe urdheruan per levizje te mekanizmave legjitime per veprim ne raste te jashtezakonshme, ishin, fundja, ne perputhje me pergjegjesite ligjore per ruajtjen e rendit kushtetues.

Nderkaq reagimi i gjithe qytetarise pothuajse njezeri, si ne rastin e Haradinajt edhe kete te trenit, duhet te jete faktori qenesor qe vuri ne levizje qeverine.

Viti 2017 duket se do te jete viti i sproves dhe perballjes me agresivitetin serb, por edhe viti kur lidershipi kosovar eshte para alternatives: beje ose vdis!

Share: