Home KRYESORE Trump duhet të kalojë Vettingun dhe Posten e LSI…!

Trump duhet të kalojë Vettingun dhe Posten e LSI…!

Nga Ylli Dylgjeri

Nuk dërgohet Telegrami pa kaluar në sitën e Vettingut! Siç po duket, kjo mbetet një nga arsyet e forta që Telegrami i urimit për Presidentin e SHBA nuk është nisur ende.

Gojet e liga thone se zarfi është nisur por… e ka bllokuar LSI-ja meqë e drejton Posten Shqiptare. Por edhe kjo nuk qëndron. Posta ka marrë gadishmëri Nr.1, në pritje të Telegramit. Tjetër kund fle lepuri.

Ekipi i juristeve të Fondacionit Sorros ka menduar edhe për këtë zgjidhje. Ky ekip specialistësh me seriozitetin qe e ka nisur kete pune, do pastroje jo vetem SHQIPERINE por edhe SHBA-ne. Do kalojne te gjithe ne skanerin Sorros. Me tu verifikuar pastertia e Presidentit Trump, urimet do vershojnë.

Me poste, me email, me çmundet do te mbrijne ne Washington D.C Në gadishmeri thuhet jane edhe nje tufë pellumbash korrier. Por, pas ca peripecishe u anollua ky shpend. Niseshin për në SHBA e ktheheshin në dritaret e burgjeve për punë të tjera…

Perfundimisht Urimi do niset me nje Shqiponje.

Presidenti Trump i ka qef shumë Shqiponjat. I mbante ne zyre gjatë fushatës presidenciale. Dikush duhet ti kete folur për origjinën shqiptare të këtij shpendi. Mesazhi me Shqiponjë është më i plote. Eshtë edhe më patriotik. Deri në fluturim… po presim Vettingun.

Share: