Treni serb i cili u nis nga Beogradi për në Kosovë nuk pati fatin të arrijë pasi u ndal nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe forcat e NATO’s.
Pasagjerët e pakte te cilët ndodheshin në këtë tren shpreheshin të shqetësuar për shkak të këtij ndalimi. Ndërsa para se të ndalohej treni kishte të tillë që këndonin këngë patriotike serbe. Treni u ndalua në Rashkë pas paralajmërimeve për mjet eksploziv në hekurudhë.
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq tha në një konferencë për medie se ndalimi trenit është provokim nga ana e Kosovës. Ndërsa Kryeministri Isa Mustafa tha se provokimin e bënë serbët me trenin e tyre. Ka ndonje qe beson ate qe thote Vucic ndersa kish derguar edhe forca speciale ne menyre te fshehte?
Shikoni Videon: