Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në rrugën “Agush Gjergjevica”. Një vajzë 29-vjeçare ka rënë nga kati i pestë i banesës ku jetonte. Nga hetimet e para, rezulton se e reja I.XH, ka pasur probleme mendore. Nuk dihet nëse 29- vjeçarja ka rënë aksidentalisht, apo bëhet fjalë për një tentativë vetëvrasje. Lidhur me këtë rast për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës.