Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, tani po zhvillon një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Më herët gjatë mesditës BalkanWeb raportoi se Nishani e kishte refuzuar ambasadorin amerikan, por ky lajm nuk ishte i vërtetë.
Takimi vjen disa orë pas një situate të tensionuar mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe diplomatit amerikan. U duk qarte qe kjo situate e tnesionuar ka zgjatur prej kohesh.
Lu e akuzoi Llallën se është përpjekur të sekuestrojë serverin e ILDKPI, ndërsa Llalla tha se diplomati amerikan po e shantazhon.