Home KRYESORE Arqipeshkvi Massafra trondit strategjine e ministrit Tahiri: Njerëzit armatosen se nuk i...

Arqipeshkvi Massafra trondit strategjine e ministrit Tahiri: Njerëzit armatosen se nuk i mbron shteti

Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra ia tha sot ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri arsyen sepse sipas tij shqiptarët mbajnë armë.

“Njerëzit janë të armatosur sepse kanë frikë. Janë të frikësuar, ndaj mbajnë armë. Nuk janë të siguruar nga shteti. I bëj thirrje që të dorëzojnë armët, por edhe shteti duhet të jetë më i fortë dhe të mbrojë qytetarët në mënyrë që të mos kenë frikë dhe të mos mbajnë armë” – tha Masaffra duke percjelle opiniionin e njerezve dhe jo politikaneve qe kane vetem interesa vote.

Deklaratën, arqipeshkvi i Shkodrës e tha në Dajç, në prani të ministrit, i cili mori pjesë në një aktivitet për mbledhjen e armëve te cilen po e kryeson ne vazhdimesi dhe cdo dite.

Ne fakt, Mediat njoftohen ne zyrat e shtypit te Ministrise se Bredneshme se cdo dite ka nje ose dy persone qe i pergjigjen pozitivisht ketij apeli te shtetit! Nga ana tjeter te gjithe kemi bindjen se ne duart e njerezeve ka shume me shume arme…!

Share: