Home KRYESORE Befason Pamela: Assange lider botëror, ndërsa unë zonja e parë

Befason Pamela: Assange lider botëror, ndërsa unë zonja e parë

Aktorja dhe ylli i dikurshëm i Playboy, Pamela Anderson, ka kohe që ka nxitur spekulime për një romancë me Julian Assange, mirëpo vlerësuar nga intervista në emisionin “The Kyle and Jackie O Show”, duket se nuk është fjala vetëm për spekulime.

“Më shumë kam biseduar me Julian se sa me ish-burrat e mi bashke” , ka thënë 49-vjeçarja, e cila pas vetes ka lënë tri martesa dhe tre ish-burra.

Në pyetjen se a e ka puthur gazetarin e famshëm australian, Anderson ka thënë se kurrë nuk ka planifikuar që të jetë romantike.

“Qëllimi ka qenë të bashkojmë forcat në mënyrë që të bëjmë diçka të rëndësishme, por disa gjëra ndodhin gjatë rrugës”, ka deklaruar Pamela.

Më tej, ajo ka thënë se ëndërron që të bëhet zonja e parë e ‘liderit botëror’ Julianit.

“Ai është shumë i mirë, ndërsa unë gjithmonë kam konsideruar se jam e denjë për t’u bërë një zonjë e parë. Nëse do të kisha pasur mundësinë për të zgjedhur lider botëror pranë të cilit do kisha qëndruar, ai do ishte Julian Assange. A nuk do ishte e mahnitshme”, ka shtuar aktorja

Share: