Sali Berisha ka sulmuar akademikun e njohur Rexhep Qosen për deklaratën e bërë prej tij, ku kërkonte shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Berishës, kjo deklaratë e Qoses është porositur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa projektin e shkëmbit të terrioreve e konsideron si projekt të Serbisë.
Reagimi i Berishës:
Intervista e Qoses për shkëmbim territoresh e porositur nga Edvin Kristaq Rama!
Diplomati dixhital informon:
Intervista e Rexhep Qoses për shkëmbim territoresh sipas një projekti të Beogradit, midis Kosovës dhe Serbisë, në kulmin e krizës të marshimit mbi Kosovë me trenin e Serbomadhisë, është e porositur nga Edvin Kristaq Rama! Burime diplomatike ato ditë flasin për një marrëveshje Rama – Vuçiç për veprimin aneksionist pushtues të Beogradit ndaj veriut të Kosovës! sb