Home KRYESORE Dako: Akuzat e Kokës dhe kritikat e këshilltarëve të LSI-së

Dako: Akuzat e Kokës dhe kritikat e këshilltarëve të LSI-së

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako u shmanget komenteve për akuzat e bëra nga ministri i mjedisit Lefter Koka. Në një intervistë për gazetën “TemA” ai përgjigjet shkurt: “Nuk kam koment për këtë çështje”.

Përsa i përket faktit se këshilltarët e LSI-së në Këshillin Bashkiak kanë dalë shpesh kundër vendimeve të tij, Dako nuk i konsideron si përplasje por ja cfare thote:

“Jo. Nuk është e vërtetë që kanë dalë shpesh kundër vendimeve tona. Është krijuar një keqkuptim nga mbledhja për miratimin e buxhetit ku këshilltarët e LSI-së nuk dolën “kundër” por kërkuan shtyrjen e mbledhjes që të bëheshin disa ndryshime në buxhet në lidhje me infrastrukturën rurale. Ato pasi u vlerësuan nga ana jonë u reflektuan edhe në buxhet dhe në mbledhjen pasardhëse ata votuan “pro” dhe ne miratuam buxhetin e këtij viti i cili e theksoj është buxheti më i madh i miratuar ndonjëherë për Durrësin”

Share: