Home KRYESORE Dekriminalizimi, reagon deputeti Artan Gaçi

Dekriminalizimi, reagon deputeti Artan Gaçi

Deputeti socialist Artan Gaçi reagoi publikisht përmes një deklarate, pas publikimit të lajmit se Prokuroria e Përgjithshme mund t’i heqë mandatin duke u mbështetur te ligji i dekriminalizimit.

Deputeti Gaçi thotë se s’ka bërë kurrë diçka të paligjshme në jetën e tij madje dhe as është gjobitur në asnjë vend të Europës.

Ja deklarata e Gacit:

Pershendetje te gjitheve, Sot u njoha me nje lajm qe prokuroria po kryente verifikime mbi mua dhe disa deputete e kryebashkiake te tjere me pretendimin se mund te ishim subjekte te ligjit te dekriminalizimit. U surprizova shume qe emri im ndodhet ne ate liste pasi ne jeten time nuk kam bere kurre asgje te paligjshme dhe aq me pak ndonje nga veprat e ligjit. Asnjehere ne jeten time nuk jam ndaluar, asnjehere arrestuar, dhe asnjehere gjobitur a denuar per asgje as ketu, dhe ne asnje vend ne Europes a me gjere. Sikur te kishin pasur qofte edhe dyshimin me te vogel, nuk me kishin lejuar te hyja e te dilja me dhjetera here neper vizita zyrtare ne senatin italian, bashkite e shumta ne Itali etj. Prokuroria te beje punen, e verteta do triumfoje. Por ndihem i detyruar t’u shpjegohem persa me siper me falenderimet me te sinqerta per mbeshtetjen tuaj derisa ky keqkuptim te zgjidhet. Tani

Share: