Pak pasi Gjykata e Apelit në San Francisco pezulloi urdhrin e Presidentit të SHBA-së për emigracionin, ka reaguar ashpër Donald Trump.
Me një postim me shkronja kapitale, në Twitter Trump shkruan: “Shihemi në gjykatë, siguria e kombit tonë është në rrezik!”
Ndërkohë që duke folur me gazetarët në West Wing, ai e cilësoi vendimin e gjyqtarëve politik. Sipas Trump, vendimi do të apelohet.
“Kjo është një situatë shumë serioze kështu që ne do ta ndjekim çështjen në Gjykatë”.