Home KRYESORE Flet këngëtari i mirënjohur Arjan Korkaj: Ja si e realizova...

Flet këngëtari i mirënjohur Arjan Korkaj: Ja si e realizova Albumin e ri “Mall”

Nga Albert Z. ZHOLI

Janë plot 7 këngë të reja. Këngë të realizuara nga kompozitorë dhe autorë tekstesh nga më të dëgjuarit në Shqipëri. Muzika dhe orkestrimi nga Klodian Qafoku.

Tekstet janë bërë nga Jorgo Papingji, Arben Duka dhe Armando Trebicka. Albumi doli në qarkullim ditët e fundit të dhjetorit 2016. Ky album është më i bukuri i këngëtarit të mirënjohur Arjan Korkaj për vetë faktin se tashmë ai ka më shumë eksperiencë dhe për këtë album kishte mbi 3 vjet që punonte me disiplinë dhe kërkesë të lartë ndaj vetes.

Këngët: 1. Nënë e madhe Shqipëri 2. Lule në kurorë moj Vlorë 3. Të mashtruar 4. Kolazh dasmash 5. Nëna 6. Mallin kush ma shuan 7-Kur kam ty, kam gjithë dynjanë –

Pse e titullove “Mall” albumin e ri?

E titullova kështu për vetë faktin se tashmë jam në dhe të huaj, jam në Amerikë ku dhe pse kam vetëm një vit, më ka marrë malli shumë për Shqipërinë, më ka marrë malli për miqtë, shokët dhe Tiranën e bukur. Mall për Labërinë time, vendin e origjinës. Kushdo që ikën në mërgim e ka këtë mall në gji, e ruan në heshtje.

-Pse e nxore pikërisht në fund ët viti 2016 dhe në prag të vitit të ri 2017 këtë album?

Sepse doja ta kisha si një urim për popullin tim, për fansat e mi këtë album në prag ndërrimin e dy viteve. Nuk ka më mirë se sa urimi me një album.

-Si është jeta juaj artistike në SHBA?

E bukur. Marr pjesë në shumë aktivitete të fund javë, por mos mendoni të them se ka aq aktivitete sa në Shqipëri.

-Cila është e veçanta e albumit?

Është titulli por dhe tekstet dhe muzika plot harmoni me tekstin. Të gjitha tekstet janë shkruar nga autorë me personalitet të padiskutueshëm. E them këtë se sot ka shumë këngë pa tekst, këngë me tre rreshta tekst. Kënga pa tekst poetik është si shtëpia pa dritare.

Pse album me numër tek këngësh?

Më pëlqen gjithmonë numri tek, është numër fati për mua.

Share: