Home KRYESORE Koha Jonë: Forcat “RENEA” gati të ndërhyjnë të çadra për të prishur...

Koha Jonë: Forcat “RENEA” gati të ndërhyjnë të çadra për të prishur protestën!?

Nga “Koha Jone”

Informacione të besueshme tregojnë se kryeministri Rama ka dhënë urdhër që çadra të hiqet me forcën e ligjit dhe të çlirohet sheshi para kryeministrisë. Po kështu janë në gadishmeri trupat e RENEA-s dhe forca policore për të realizuar operacionin në orët e para të mëngjezit.

Ky informacion duket paksa paradoksal pasi ishte vetë ministri Tahiri i cili pohoi medias që “të rrinë sa të duan”. Por mundet kjo ka qenë loja për ti gjetur pa shumë mbështetës në shesh në orët e para të ditës së dielë.

Qëndrimi i tyre në shesh do të shtojë entuziazmin e protestuesve, që kanë në plan në ditët në vijim të shtojnë çadrat për ta asfiksuar krejt bulevardin e natyrisht siç pohoi Kreshnik Spahiu për të mos lenë kryeministrin të futet në zyrë ditën e hënë.

Ka mundësi që largimi që ditën e parë të jetë si shenjë force që kryeministri nuk don t’ia dijë për protestën dhe vendimet e opozitës sepse mbrohet me idenë se “jam votuar për të qeverisur deri në zgjedhjet e radhës”.

Gjithsesi nga forcat policore njoftohet se ka lëvizje sonte, por akoma nuk sqarohet nëse do ndërhyjnë forcërisht.

Share: