Home KRYESORE “Fuçia e barutit” dhe opsionet e administratës amerikane

“Fuçia e barutit” dhe opsionet e administratës amerikane

Nga Selim Ibrahimi

Aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 solli kujtimet e luftës së zhvilluar në këtë rajon nga fuqitë e Evropës, Rusisë dhe Turqisë.

Periudha e 1815-1914 në Evropë është përshkruar si nga një etapat relativisht paqësore, por gjatë kësaj periudhe ka pasur një numër, por zakonisht jetëshkurtër, të luftërave midis fuqive të ndryshme evropiane.

Lufta e Krimesë e 1854-56 ishte përjashtim, dhe përfshinte Britaninë, Francën, Rusinë, Turqinë dhe – Mbretëria Piemonte-të Sardenjës. Kjo luftë kishte potencial për zgjerim në një luftë të përgjithshëme evropiane.

Ndërsa lufta Ruso-Turke e 1877-78 – kishte potencial të rritet jo vetëm në një luftë të përgjithshme evropiane, por në diçka më të katastrofale, për shkak të implikimeve të saj strategjike.

Kur Rusia dhe Turqia luftuan, dinamika strategjike, politike dhe teknologjike, kishte ndryshuar në krahasim me konfliktin e Krimesë.

Pas tensioneve të shkurtëra mes Rusisë dhe Turqisë, nën qeverisjen e Vladimir Putinit dhe Rexhep Taip ErdoganIt një situatë e re është duke u zhvilluar me pasoja strategjike për Ballkanin.

SH.B.A.nën administratën e re të presidentit Donald Trump duhet të përcaktojë politikën e jashtme për Ballkanin.Vazhdimi apo jo i përkrahjes amerikane për shtetet multietnike do të jetë sfida e re për administratën.

Veçanërisht SHBA ka dy opsione: Të vazhdojë të njëjtën politikë si administratat e mëparshme dhe e dyta: Një politikë të re me veprime konkrete të politikës së jashtme.

Share: