Home KRYESORE Galdini del nga skena. Ermal Mino zgjidhet Kryetari i ri i LDE

Galdini del nga skena. Ermal Mino zgjidhet Kryetari i ri i LDE

Sot paradite u mblodh Asamblea Kombetare e LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike. Kjo mbledhje u thirr nga Kryetari themelues i kesaj Partie z. Arian Galdini. Ne nisje te mbledhjes, Arian Galdini shpalosi te gjitha arsyet e largimit te tij nga kreu i LDE.

“Po jap doreheqjen si Kryetar, por nuk po largohem nga LDE. Nese ju do te me votoni, une do te vazhdoj te mbetem Anetar i Kryesise se LDE. Jemi krijuar si Parti, pikerisht sepse ne Partite tradicionale te derisotme, mungon demokracia e brendshme. Nuk mund te modelohemi edhe ne si nje Parti e re dhe pa demokraci te brendshme. Mund te jete fryt i nje mungeee eksperience politike nga ne si Kryesi Partie, mund te jete fryt i nje nxitimi emocional, por kurresesi nuk duhet te jete fryt i mungeses se demokracise se brendshme. Ne qofte, vendim a veprim i gabuar, le te na jape ndeshkim demokracia, por kurresesi nuk kemi pse kerkojme shperblese nga autoritarizmi dhe kryetarokracia. Kjo eshte filozofia dhe mendesia ime. Ky eshte vizioni im. Prandaj edhe e kemi themeluar LDE, prandaj edhe jemi e do te jemi LDE.”

Me tej Galdini theksoi edhe rendesine e qendreses se LDE ne krah te Lulzim Bashes dhe PD.

“Me apo pa Arian Galdinin si Kryetar, LDE duhet te vazhdoje te jete ne krah te Lulzim Bashes dhe PD. Qendresa Opozitare sot ne ate Cader Lirie, ka nje rendesi madhore dhe jetike per vendin tone. Shqioeria eshte ne udhekryq, ngase po qeveriset nga Mafia Estetike. Edi Rama dhe te tijte jane bere Bella Mafia qe po asgjesojne gjithcka te mire te ndertuar ne kete vend. Bella Mafia e Edi Rames e ka mbushur Kuvendin me bandite, perdhunues, trafikante, vrases, sikurse edhe Shqiperine e ka mbuluar me kanabis. Keta duan te asgjesojne edhe zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Ne si Opozite kemi vetem dy zgjidhje: Ose ti rrezojme, ose ti durojme. Une them qe ti rrezojme.”

Shumica derrmuese e Asamblese Kombetare votoi per moslargimin e Arian Galdinit nga detyra e tij si Kryetar i LDE. Drejtuesit e degeve te rrethe madje organizuan edhe nje peticion per moslargimin e Galdinit nga kreu i LDE.

Por Arian Galdini u kerkoi mirekuptimin dhe u sqaroi anetareve te Asamblese Kombetare se doreheqja e tij eshte serioze dhe se ai do te qendroje vetem Anetar Kryesie i LDE.

Asamblea vendosi ta respektoje kete vendim te Arian Galdinit dhe procedoi me votimin e Kryetarit te ri. Kandidate ishin Ermal Mino dhe Ble4im Collaku. Me shumice votash, 53% te votuesve pjesemarres Kryetar i ri i LDE u zgjodh z. Ermal Mino.

Edhe Kryetari i ri i LDE z. Ermal Mino, rikonfirmoi qendrimin e LDE ne krah te Lulzim Bashes dhe PD.

“Do te jemi bashke me Lulzim Bashen dhe PD ne qendresen opozitare deri ne fund. Ne jemi Parti Opozitare do te qendrojme fort deri ne rrezimin e Qeverise se Bella Mafias se Edi Rames.”

Share: