Një argjendari është grabitur ditën e sotme në qendër të qytetit të Sarandës. Mësohet se hajdutët kanë përfituar gjatë kohës që në argjendari nuk kishte njeri, pasi pronarët dhe punonjësit po bënin pushimin e drekës.
Gjithashtu dyshohet se grabitësit ende të paidentifikuar kanë studiuar më parë terrenin, pasi sistemi i alarmit në argjendari ishte jashtë funksionit.
Grabitësit kanë thyer bravën e portës dhe kanë marrë të gjitha bizhuteritë dhe aksesorët me vlerë brenda argjendarisë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa pritet këqyrja e kamerave të siguresë të bizneseve afër argjendarisë.