Home KRYESORE Grabitja në aksin Tiranë-Rinas, ja kërkesa e deputetit të PS-së për Saimir...

Grabitja në aksin Tiranë-Rinas, ja kërkesa e deputetit të PS-së për Saimir Tahirin

Pas grabitjes së djeshme të dy automjeteve që transportonin sasi të konsiderueshme parash në aksin Tiranë-Rinas deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, ka bërë një kërkesë publike në Facebook drejtuar ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

“Kërkesë; kryetarit të partisë Tiranës dhe ministrit të rendit; Policia e Tiranës të padisë bankën për krijimin e tensioneve të padëshiruara dhe panik ndaj qytetarëve të Shqipërisë!

Sigurisht që media dhe publiku duhet të bëjë analizë të zgjeruar me vazhdimësinë e grabitësve por nuk është e drejtë të ngarkohet për paaftësi e faj policia e shtetit, absolutisht jo!

Unë prononcohem dhe si kompani private,kur derdhim apo tërheqim para nga bankat (dhe këto banka i kemi shumë pranë zyrave tona) masa e parë është besueshmëria e personit që lëviz paratë, prandaj në bazë të sasisë së parave shtohen dhe masat e sigurisë, por mesa pashë kronika të ndryshme dhe vërehej qartë se nuk plotësohej aspak sigurimi i këtyre parave atëherë uroj që javët në vazhdim të mos ketë grabitje tjetër….!!

Pronari I këtyre parave (banka) nuk e ka të lehtë të përfitojë nga shoqëria e sigurimit këto humbje… Jam i bindur që nuk do marrë asnjë kacidhe, në qoftë se do i përfitojë këtë kompensim!? Më lind dyshimi se siguruesi ka mjaft fitime për ti falur dëmtuesit.

Nuk ka pse paaftësia e bankierëve të ulë apo të dëmtojë moralin dhe suksesin e policisë së shtetit. Policia ta padisë bankën për dëmin moral,tensionimin dhe krijimin e stresit tek qytetarët shqiptarë. Faleminderit”, lexohet në statusin e deputetit Vladimir Kosta.

kosta kerkese tahirit

Share: