Ish zv kryeministrja, ish ministri e Ekonomise dhe Integracionit ne qeverite socialiste duke publikuar kete grafik ne faqen e saj ne Faceboo, ku tashme prezantohet si Shefe e Koordinimit e Aktiteteteve Ekonomike prane Sekretariatit te OSBE, shkruan qe ky eshte nne studim me vlere nga BERZH mbi pengesat e te berit biznes ne vendet e rajonit.
“Studim qe adreson ceshtjet me kritike (sa me e forte ngjyra aq me kritike situata) per zgjidhje” – shkruan Meksi qe per etiken e pozicionit qe mbulon nuk mund te thotë me shume. Ne fakt, realitetin shqiptar ne kete fushe e tregon me se miri vete grafiku.
Nuk munguan komentet ne kete publikim te zonjës Meksi.
Eralda Shtylla shkruan: Tregues shume sinjikativ per politikat ekonomike te zhvillimit. “Aksesi ne finance” tregues kritik edhe ne vendet e BE-se. Ndaj dhe BE ne vitin 2014 me paketen e modernizimit te ndihmes shteterore ka permiresuar dhe thjeshtuar rregullat e ndihmes shteterore per aksesin ne finance. Edhe te ne po behen perpjekje per prezantimin e disa modeleve….”
Ish ministrja e Ekonomisë Meksi i përgjigjet menjehere komentit te Eralda Shtyllas duke i thene se një nga pengesat me kritike sipas shifrave te mesiperme mbetet mungesa e konkurrencës qe pengohet nga informalizmi.
“Ky është nje problem qe ekonomia jone e vuan prej vitesh. Prandaj megjithe përpjekjet e deritanishme, duket se kerkohet reflektim serioz institucional. Po keshtu prej vitesh mbetet pengese energjia elektrike…: – e përfundon komentin Meksi i cili pasohet ne Niko Faber qe mendon se jo vetem informalizimi por sidomos formalizimi klientelist dhe korruptiv.
“Tenderat me fonde shteterore jane te paracaktuara ( e kam fjalen per fituesin ) deri ne imtesi. . . Kjo ben qe kompani serioze te humbin interesin per pjesemarrje ose hyjne formalisht per te marre ndonje “kocke”. Kjo ben gjithashtu, qe tenderat te fitohen me vlera maksimale, duke i shkaktuar humbje serioze buxhetit te shtetit. Duke ndjekur kete praktike edhe fondet qe jepen jane shume te fryra. Nje shembull sinjifikativ. Ndertimi i kinoteatrit “Cajupi” ne Korce, ka shkuar ne shtateqind milion leke, kurse rikonstruksioni qe po i behet, 1.3 miliard. . .” – shkruan Faber.
PS: Nga nje here e verteta e madhe na kalon perpara syve dhe ne merremi me veten duke e kerkuar ate larg! Nje foto dhe pak fjale thone shume me shume se disa emisione te gjata kakofonie…