Home KRYESORE Koalicioni “Drejtësi për të gjithë”: Ka një rënie të ritmeve në realizimin...

Koalicioni “Drejtësi për të gjithë”: Ka një rënie të ritmeve në realizimin e reformës në drejtësi

Koalicioni “Drejtësi për të gjithë” me anë të një deklarate për shtyp ka vlerësuar sot se, “reforma në drejtësi ka hyrë tashmë në një fazë mjaft të rëndësishme.

‘Në vijim të miratimit të kornizës së saj kushtetuese pritet që së shpejti të fillojë procesi i vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe i përzgjedhjes së kandidatëve që do të përfshihen në strukturat e larta të sistemit të drejtësisë”, thekson Koalicioni.

“Koalicioni “Drejtësi për të gjithë”, si një organizim i lirë i shoqërisë civile në Shqipëri, është i vendosur që të monitorojë dhe të ndjekë në çdo hap realizimin e kësaj reforme, për t’u siguruar qytetarëve shqiptarë reformimin tërësor të sistemit të drejtësisë. Ne jemi të bindur e të vendosur që korrupsioni duhet të marrë fund, ndaj ju sigurojmë se jemi aty për të denoncuar publikisht çdo tentativë që kërkon të minojë reformën në drejtësi”, thuhet në deklaratë.

“Inkurajojmë përfaqësuesit e shoqërisë civile që të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të organeve të vetingut dhe të komisionit të vlerësimit të kandidaturave, pasi jemi ne ata që duhet të sigurojmë që standardet e kësaj reforme të plotësohen. Koalicioni do të jetë prezent dhe jemi të vendosur e besimplotë se nuk do të lejohet përzgjedhja e personave të cilëve u mungon integriteti i lartë dhe kapacitetet e duhura profesionale, me qëllim përfaqësimin e denjë të shoqërisë civile”, vijon deklarata.

“Kemi vënë re gjithashtu, se ka një rënie të ritmeve në realizimin e reformës në drejtësi. Koalicioni do të jetë i pranishëm në procesin e përmirësimit të projektligjeve të kësaj reforme dhe do të monitorojë edhe reflektimin e rekomandimeve të ofruara. Për këtë qëllim, ne i bëjmë thirrje Kuvendit dhe strukturave që do të krijohen në kuadër të reformës, që të vlerësojë seriozisht faktin se populli shqiptar kërkon rezultate të prekshme dhe të shpejta prej kësaj reforme”, theksohet në deklaratën për shtyp të Koalicionit “Drejtësi për të gjithë”.

1. Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri – AËEN
2. Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, Vlorë
3. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara – ADRF
4. Koalicioni Kombëtar i Strehëzave Anti-Trafikim – KKSAT
5. Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri – IRCA
6. Balkan Youth Link Albania
7. Rrjeti i Grave për Demokraci – ËDN Al
8. Fondacioni “Syri i Medias së Re”, Gjirokastër

9. Komiteti Shqiptar i Helsinkit
10. Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara
11. Shërbimi Ligjor Falas Tiranë – TLAS
12. Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri – AmCham
13. Shoqata “Tjetër Vizion”, Elbasan
14. Organizata “Të ndryshëm dhe të Barabartë”
15. Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale – ALTRI
16. Qendra Europiane
17. Shoqata “Together for Life”
18. Shoqata Evropiane e Studentëve të Drejtësisë – ELSA Albania
19. Instituti i Evropës Juglindore për Kontratën Sociale – SSCI
20. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA
21. Qendra “Res Publica”

Share: