Home KRYESORE Grushti i Zharrëzës

Grushti i Zharrëzës

Nga Erges Sekiu* –

Tek shikoja marshimin heroik te popullit te Zharzes m’u kujtuan pernjerher vargjet e Migjenit. 0 si nuk kam një grusht të fortë t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë, ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët – n’agoni të përdihet si vigan i vramë.

Prej muajsh e vitesh banoret e Zharzes vuajne ne kurriz problemet me çpimet pa kriter qe kryen kompania Banker’s Petroleum, per nxjerrjen e naftes, te cilat u kan shembur shtepite, u kane ndotur mjedisin, ujin e pijshem, i kane detyruar te rrijne pa gjume, te flejne ne qiell te hapur. Pas ditesh ne greve uri,e e ku qeveria nuk e “vuri ujin ne zjarr” ata sot vendosen te mos vdesin atje, por te vijne ne Tirane, t’i flasin drejt ne sy e vesh kesaj qeverie arrogante, mosperfillese ndaj nevojave te popullit dhe te kapur nga krimi e korrupsioni. Kesaj qeverie qe punon vetem per nje rrethi te ngusht oligarkesh e qe perdor ambasadoret per te shantazhuar kryeprokurin te mos hetoje shperthimet e zones Patos-Marinzes e cila u ka kthyer jeten ne ferr ketyre banoreve.

Ata jane bere bashke, nje “grusht i forte” t’i shtien mu nzemer ketij “mali te madhe” qe i ka harruar, braktisur, izoluar. I ka ndaluar mediat te raportojne per keta banore, i ka len pa shtepi, pa te ardhme, ashtu sic ka len gjithe populli ne meshire te fatit, siç i la te vdisnin ne telat e korrentit se nuk kishin mundesi ta paguanin energjine elektrike por femijet duhet te ngroheshin. Ashtu siç i la te pamundurit te vdisnin nga I ftohti, ashtu siç i la peshkataret nen plumbat e pistoletes se deputetit te vete, ashtu siç i la te tjeret nen shperthimet e tritolit, ashtu siç e zhyti popullin me shume ne borxhe, ashtu siç e shnderroi ekonomine ne ekonomi krimi dhe Shqiperine ne prodhuesin me te madhe te kanabisit ne Europe.

Banoret e Zharzes po vijne t’u flasin e te degjohen nga te gjithe… po vijne t’i fusin nje grusht e te shkallmojne kete mal te madhe qe i ka lene ne meshire te fatit e qe ka vrare aspiratat e popullit shqiptar prej 26-vitesh.

* Pedagog në UMT(Universiteti Mjeksisë Tiranë) dhe anëtar I departamentit marrëdhënieve me publikun në PD

Share: