Dashi
Përfitoni nga Hëna në shenjën e Luanit për të realizuar atë që ju intereson. Shpirt vëzhgues, tërheqës në aftësinë për të bindur të tjerët. Argëtohuni në një festë, apo diskotekë.
Demi
Nëse humori nuk është edhe aq i mirë, hiqni qafe shqetësimet dhe mendimet e zymta dhe lejojini vetes një pushim të këndshëm me partnerin. Ndjenja e nostalgjisë do t’ju lodhë disi, prandaj mundohuni të mos mendoni shumë.
Binjakët
Nëse partneri do të tregohet i ftohtë ndaj programeve tuaja të ditës për impenjime në punë, ose nga dembelizmi, natyrisht përfitoni për t’u argëtuar me miqtë tuaj.
Gaforrja
Mos u shqetësoni me dyshime, telefononi dhe sqaroni drejtpërdrejt një çështje që ka mbetur e paqartë për shkakun tuaj, apo të personave të tjerë. Dashuria vazhdon shumë mirë.
Luani
Keni në dispozicion të gjithë përbërësit e nevojshmi për të kaluar një ditë të këndshme në shoqërinë e personave stimulues. Do të kënaqeni, gjithashtu do të njihni edhe njerëz të rinj.
Virgjëresha
Duhet të kaloni një ditë të qetë dhe pa shumë impenjime dhe kjo do t’ju bëjë shumë mirë. Nga ky moment pauze e qetësie, mund t’ju lindin ide të reja. Jeta në çift duket tashmë se është e stabilizuar.
Peshorja
Do të jetë një ditë dinamike dhe e shkëlqyeshme. Do të udhëtoni bashkë me miqtë tuaj dhe gjithçka do të kalojë këndshëm. Me partnerin një darkë e rafinuar mund t’i japë një hov të ri jetës tuaj në çift.
Akrepi
Nëse ndiheni të lodhur dhe të pa motivuar, ia dedikoni këtë ditë pushimit dhe relaksit. Shtyni të gjitha impenjimet urgjente dhe bëni atë që ju bën të ndiheni mirë. Sqaroni çdo gjë me partnerin.
Shigjetari
Qielli duket se është tërësisht në anën tuaj. Do të keni sadisfaksione personale, të cilat ju favorizojnë si në profesionin tuaj, ashtu edhe në projektet e reja. Do të keni një njohje të re, ndoshta një histori intriguese.
Bricjapi
Edhe pse profesioni është shumë i rëndësishëm për ju, kërkoni të mos sakrifikoni as partnerin tuaj, e as kohën e lirë. Një ditë pozitive për të përfunduar disa çështje, apo të zgjidhni punë të lëna përgjysmë.
Ujori
Në çift parashikohen mospajtime për shkak të Hënës tek Luani. Një xhelozi e pazakontë do t’ju bëjë të dilni jashtë karakterit tuaj. Paqja është e mirë po duhet një dozë e mirë tolerance.
Peshqit
Vini rregull përreth jush, në mendime, në projektet e punës në studime, në sirtarët e tavolinës së punës. Hiqni gjithçka që është sipërfaqësore. Do të jeni në gjendje t’i jepni shumë partnerit, me disponueshmërinë dhe dashurinë që keni.