Home KRYESORE Ish drejtori i Tatimeve, Androkli Kokthi, shpallet i pafajshëm

Ish drejtori i Tatimeve, Androkli Kokthi, shpallet i pafajshëm

Gjykata e Faktit në Tiranë, shpalli pushimin e gjykimit për ish Drejtorin e Tatimeve Tiranë, Androkli Kokthi, pasi sipas saj faktet e paraqitura në akuzën kundër tij nuk qëndronin.

Ne fakt, ai akuzohej për shpërdorim detyre në bazë të nenit 248 të Kodit Penal, pasi në muajin korrik 2014 kishte lidhur një Akt- Marrëveshje për likuidimin me këste të detyrimeve të prapambetura me shoqërinë Fullpet.

Prokuroria kërkoi dënimin me 3 vjet heqje lirie, por gjykata e shpalli akuzën të pambështetur në ligj.

Share: