Home KRYESORE Kerkese qytetare drejtuar: Deputeteve të Qarkut Lezhë ne kujtim te krimeve të...

Kerkese qytetare drejtuar: Deputeteve të Qarkut Lezhë ne kujtim te krimeve të kryera nga regjimi totalitar

Lenda: Kujtimi i krimeve të kryera nga regjimet totalitare në Shqipëri / Propozim per ndryshim te Kuadrit ligjor mbi mohimin e krimeve në Shqiperi.

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj Deputetë, Në radhë të parë, deshiroj të jeni mire, si me pune ashtu edhe me angazhimet tuaja të perditshme. Në cilesine e një aktivisti per Lirite dhe te Drejtat Themelore te Njeriut, po ju drejtohem në rolet tuaja respektive, si Perfaqesues të Qarkut Lezhe në Parlamentin Shqiptar, duke kerkuar mirekuptimin dhe bashkepunimin Tuaj, në lobim të adresimit ligjor ,per çeshtjen me teme te sipercituar: Shkak per marrjen e kesaj iniciative u bë deklarata e qytetarit Odise Porodina, në një tubim publik në Shkoder, në Nëntor 2016 të cilen mund ta degjoni tek ky link: 

Ndër te tjera Ai deklaroi: “Nuk e di Ai (referuar Presidentit të Republikes) së çeshte Postriba, që nje grusht kriminelesh erdhen dhe sulmuan Shkodren, por muaren pergjigjen e merituar” “Duan tani qe krimineleve tu bejne edhe buste”. Merr dekoraten dhe ia ven atij kriminelit në qafe, atij ballistit”. U interesova te mesoj më shume per ‘Kryengritjen e Postribes’ dhe nga informacioni i marrë në rruge zyrtare me rezulton se: Kjo kryengritje ka patur 6 organizatorë, nderkohe rregjimi komunist ka pushkatuar pa gjyq 37 persona, ka denuar me burgim 68 persona, ka internuar me force 37 persona te tjere dhe ka djekur 19 shtepi banimi.

Vrasje, pushkatime pa gjyq, burgosje, internime dhe djegie të shtepive: janë prova të nje krimi shteteror ndaj shume personave të pafajshem, me elemente qe mund te konsiderohen si Krime Kunder Njerezimit. Komisioni Evropian në Dhjetor 2010 ka pergatitur nje raport per Parlamentin Evropian dhe Keshillin e Evropes, me temen e sipercituar.

Raportin e plote mund ta lexoni ketu.

Në kete raport, nder të tjera, citohet: “Drejtësia për viktimat është e rëndësishme për tranzicion të suksesshëm nga totalitarizmi në demokraci”. “Gjykimet e autorëve, mekanizma të kërkimit të së vërtetës, hapjen e arkivave, procedurat e lustracionit, rehabilitimin dhe kompensimin e viktimave dhe kthimin e pronave të konfiskuara, janë ndër mjetet kryesore për arritjen e këtij objektivi”. “Katër shtetet anëtare të BE-se kanë legjislacionin kombëtar për mohimin e krimeve të kryera nga regjimet totalitare e cila përfshin në mënyrë eksplicite krimet e kryera nga regjimet totalitare komuniste:

– Në Republikën Çeke kodi penal përmban një vepër të veçantë për një person i cili publikisht mohon, e vë në dyshim, miraton ose përpiqet për të justifikuar gjenocidin fashist apo komunist apo krime të tjera të nazistëve apo komunistëve kundër njerëzimit.

– Në Poloni mohimi publik dhe kunderfaktual për krime naziste, krimeve të komunizmit dhe krimeve të tjera kundër paqes dhe njerëzimit ose krimeve të luftës është një vepër penale.

– Në Hungari refuzimin publik, vënia në dyshim ose degradimin e faktit të genocidit dhe krime të tjera kundër njerëzimit të kryera nga regjimet socialiste dhe komuniste kombëtare është një vepër penale.

– Në Lituani lejimi publikisht, mohimi apo venia në dyshim e krimeve ndërkombëtare dhe krimet e kryera nga BRSS (Bashkimi Sovjetik) apo Gjermania naziste kundër Republikës së Lituanisë apo banorëve të saj, është një vepër penale”.

Ka disa aspekte që po punohet në kete drejtim:  Edukimi dhe ndërgjegjësimi  Projektet kërkimore  Simbolet e totalitarizmit  Kuadri ligjor mbi mohimin e krimeve Në raport gjithashtu citohet: “Më 16 qershor 2009 Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme miratoi konkluzionet duke deklaruar se, “Për të forcuar vetëdijen Evropiane të krimeve të kryera nga regjimet totalitare, kujtimi i të kaluares të trazuar të Evropës duhet të ruhet, pasi pajtimi do të jetë i vështirë pa kujtimin”.

 Kuadri ligjor mbi mohimin e krimeve Bazuar në statistikat zyrtare të marra nga Ministria e Mireqenies Sociale, rreth 6000 jetë njerëzore janë marrë, dhe më pas trupat janë zhdukur nga Institucionet e Shtetit Shqiptar, gjate viteve 1944 – 1991. Këta 6000 persona mund të kishin qene edhe apo mund te jene: gjyshërit, baballarët, vellezërit, motrat, bijtë dhe bijat dhe të afermit Tuaj /tonë.

Në kete kontekst, në linje me shtetet e tjera Evropiane si: Çekia, Polonia, Hungaria dhe Lituania, propozoj ti kerkojme Parlamentit Shqiptar, ndryshimin e Kodit Penal, duke parashikuar si veper penale të veçante: “Miratimi, lejimi publikisht, mohimi apo venia në dyshim ose përpjekja për të justifikuar krimet fashiste, naziste dhe komuniste, degradimi i faktit të genocidit dhe krime të tjera kundër njerëzimit nga rregjimet totalitare, eshte veper penale”

Duke e perfunduar besoj se, ne Diaspora Shqiptare, të vetedijshem per rolin dhe pergjegjesine qe kemi, me kete iniciative synojme të sherbejme si nje katalizator, per ndertimin dhe forcimin e shtetit te se drejtes, duke garantuar Te Drejtat dhe Lirite Themelore të Njeriut, mbrojtjen e dinjitet dhe te personalitetit njerezor, pajtimin, harmonine shoqerore, në sherbim të aspirates tonë për identitet dhe bashkim kombetar. Lutemi me konfirmoni marrjen e kesaj shkrese dhe shpresoj te degjoj nga ju se shpejti.

Sinqerisht, Dritan Dema

Email: [email protected]

Share: