Home KRYESORE Lubonja: “Këto ndërhyrje të një ambasadori nuk ndodhin në një shtet normal”

Lubonja: “Këto ndërhyrje të një ambasadori nuk ndodhin në një shtet normal”

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar përplasjen e sotme mes kryeprokurorit Llalla dhe ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu, duke e cilësuar ndërhyrjen e këtij të fundit si të gabuar.

“Këto ndërhyrje të një ambasadori nuk ndodhin në një shtet normal. Kjo është përgjegjësia e një klase politike që është përpjekur të fitojë legjitimitet përmes ambasadorëve, e që kthehet në krahun tjetër në raste si sot. Mendoj se e gjithë reforma në drejtësi është gjë e dështuar. Edhe këto janë shenja dështimi. Nuk mund të rregullohet një vend vetëm me drejtësi, por duhet të ketë media, politikë dhe ekonomi të fortë. Amerikanët kanë gabuar në këtë rast, siç kanë gabuar edhe në herë të tjera. E shoh si një akt mbrojtës të prokurorisë që është kapur te ligji, për një ndërhyrje flagrante, në qoftë se çështja lidhet me ‘Bankers Petrolium’ siç thotë dhe ambasadori.”, është shprehur Lubonja për News 24.

Share: