Home KRYESORE Maqedoni: BDI ka katër kushte për Zaevin

Maqedoni: BDI ka katër kushte për Zaevin

Partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni, vazhdon këshillimet në selinë e saj lidhur me çështjen nëse do t’ia japë nënshkrimet Zoran Zaevit që ky të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Por zyrtarët e BDI-së thonë se së pari presin të dëgjojnë nga Lidhja Socialdemokrate nëse kjo do ta kthejë në ligj përdorminin e gjuhës shqipe si dhe disa kërkesa të tjera. BDI-a kërkon nga LSDM-ja qëndrimin e saj për katër tema: E para harmonizimi i qëndrimeve politike rreth gjendjes në vend, Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe dhe prokurorisë së posaçme.

Pjesa e dytë ka të bëjë me harmonizimin e platformave në zgjedhjet e fundit, lidhur me atë që u është premtuar qytetarëve. Pjesa e tretë ka të bëjë me ndarjen e dikastereve, ndërsa pjesa e katërt është afati kur do të kryhen këto etapa të bashkëpunimit.

Vendimet përfundimtare të BDI-së do të merren në Kryesinë Qendrore, ndërsa nga çështjet që po diskutohet është edhe a do të jetë Zoran Zaevi kryeministër i pranueshëm për këtë parti?

Share: