Home KRYESORE Mediat serbe: Rusia i përgjigjet kërkesës së Thaçit për njohjen e Kosovës

Mediat serbe: Rusia i përgjigjet kërkesës së Thaçit për njohjen e Kosovës

Mediat serbe kanë komentuar kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili siç thuhet ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin për të “hequr barrën nga Serbia” dhe të njohë Kosovën e pavarur.

“Moska duhet të shohë përtej interesave të Serbisë dhe Kosovën të mos e krahasojë me Krimenë”, – citohet të ketë thënë Thaçi. Këtë deklaratë përveçse e kanë marrë si provokim, mediat serbe kanë thënë se lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasadori rus në Beograd. “Në këtë provokim të hapur menjëherë reagoi ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Chepurin, i cili në një bisedë me drejtorin e Zyrës për Kosovë, Marko Gjuric ka thënë se Moska kurrë nuk do ta njohë shtetin e rremë të Kosovës”, shkruajnë mediat serbe.

“Chepurin dhe Gjuric diskutuan për përgatitjet për seancën e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën. Ambasadori rus shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar për të mbështetur në mënyrë aktive përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre”, – shkruajnë mediat serbe.

Gjithashtu, mediat serbe shtojnë se Milovan Drecun, kryetar i Komisionit për Kosovën dhe Metohi, beson se “ky provokim për incidente dhe të tjera të Prishtinës, bëhen për të shmangur formimin e asociacionit të komunave serbe”./360grade.al

Share: