Nga Prof.Dr. Lisen Bashkurti
Me tam-tame dhe buri u propogandua keto dite shembja e murit te ngritur nga Serbet brenda territorit te Kosoves. Madje lidere te Kosoves nxituan te rrahin gjoksin per kete ‘trimeri’.
Sa pak kane nxene nga historia disa lidere mjerane ne Kosove! Sa pak i njohin politikat e Serbise qysh nga Garashanini deri te Vucici! Sa nuhatje te vaket diplomatike kane per skenaret e shumte te Beogradit!
Dhe akoma me e dhimshme behet situata kur mjerimit te disa lidereve te Kosoves i bashkengjiten edhe disa lidere pa lidhje politiko-diplomatike me historine e te sotmen e marredhenieve Kosove-Serbi.
E rende, midis drames dhe komikes ndodh kur lidere shqiptare nga pjesa e poshtme dhe e eperme e Drinit ‘sulmojne’ me shpata retorikash, artileri deklaratash dhe bomba mburrjesh Serbine per bemat dhe pabemat e saj. Zot na ruaj nga Don Kishotet e shekullit 21-te!
1.Mesimi pare-E kaluara rron
Lojrat diplomatike te Serbise kunder Kosoves nuk kane te sosur. Qysh nga Ilia Garashanini, Pashiqi, Cubrilovici, Andrici, Rankovici, Memorandumi MANU, Milloshevici dhe dishepujt e tij te sotem te Beogradit, Serbia vazhdon te njejten strategji ndaj Kosoves.
Nga mesi i shekullit 19-te e kendej Serbia e ka ngulur ne zemren e saj doktrinen “Kosova eshte zemra e Serbise”, “Kosova eshte Jeruzalemi Serb”…
Kjo atavizem ogurzeze e genocidale eshte e fiksuar me shkronja te gjakosura edhe ne Kushtetuten e sotme te Serbise. Kushtetuta e Serbise se sotme nuk ndryshon as ne fryme dhe as ne germa nga “Nacertanja” dhe variantet e mevonshme te saj.
E ne perputhje me kete strategji tanime kushtetuese Serbia ka ndertuar dhe nderton pafundesisht skenare violente, inteligjente dhe diplomatike per pastrimin etnik te Kosoves dhe tkurrjen e saj deri ne zhdukje te plote. Kush nuk e sheh eshte i verber. Kush e sheh dhe nuk e beson eshte naiv. Kush e sheh dhe ben sikur eshte dore e zgjatur e Serbise mbi trojet shqipfolese.
2. Mesimi dyte-E sotmja kercenon
U bene 9 vjet nga shpallja e pavaresise se Kosoves. Por, varesia e imponuar nga Serbia vazhdon te hijezoje dhe te kercenoje arritjet e Shtetit te Kosoves.
Serbia ben loje te paskrupullt diplomatike qe vetem injorantet dhe naivet mund ta hane si sapunin per djathe. Per te kuptuar dhe demaskuar kete loje lypet te shihen veprimet dhe jo marreveshjet ne leter te Serbise.
Per Serbine firmat mbi marreveshjet me Kosoven jane si akte rregulative midis nje qeverie dhe nje komune perifeke te saj. Per rrjedhoje keto firma nuk ratifikohen, duke mos hyre ne fuqi as brenda dhe as jashte Serbise. Firmat e Serbise ne marreveshjet me Kosoven kane seriozitetin e glasave te pulave ne kotecin e tyre.
Serbia u deklarua ne Prill 2013 qe nuk do pengonte hyrjen e Kosoves ne nismat rajonale. Ne fakt e ka bllokuar Kosoven kudo ku ka mundur nga nismat Ballkanike e deri te UEFA…
Serbia u deklarua se do zbatonte cdo marreveshje me Kosoven te ndermjetesuar nga BE. E verteta eshte se shumica derrmuese te ketyre marreveshjeve nuk jane zbatuar ne asnje pike te tyre. Jane deshtime te plota.
3. Mesimi trete-Kujdes tit-for-tat
Serbia i njeh mire stilet diplomatike. Nje prej stileve me te preferuara te saj eshte ‘tit-for-tat diplomacy’. Duke ndjekur stilin e diplomacise se Kremlinit, Serbia punon diplomatikisht me parimin “koncesione te vogla per kushtezime te medha”.
Kjo diplomaci taktikisht hedh tre hapa per te terhequr me vone nje hap dhe per te avancuar perfundimisht dy hapa. Jane kalkulime strategjike afatgjate qe synojne realizime nepermjet taktizimeve afatshkurtera.
Ja cfare ndodh: Serbia liroi Uren e Ibrit e me pas ndertoi murin; realizoi arrestimin e Haradinajt dhe me pas provokoi me trenin; lejoi rezimin e murit dhe nisi ngritjen e gardhit; do leshoje gardhin e do kerkoje asociacionin….e keshtu ne vazhdimesi hedhe tre hapa, terheqe dhe dhe avancon dy te tjere.
Perballe ketij stili taktizues nuk mund te mbrohesh pa nje diplomaci vizionare, me strategji te qarte, me taktike te kalkuluar mire dhe me karakter proaktiv dhe jo reaktiv.
Diplomacia ‘tit-for-tat’ e thene ndryshe diplomacia e pazareve eshte shume tradicionale per Ruso-Serbet. Mjerisht eshte aktivizuar shume ne epoken e Putinit. Kjo stilistike taktizuese kerkon prognozim te qarte dhe afatgjate qe te mund te parandaloje rreziqet.
4. Mesimi katert-Unifikimi i politikave te jashtme
Ballkani eshte e kaluara qe rron. Kjo do thote se politikat e jashtme sado te veshura me terma moderne e demokratike ne thelb jane shume te vjetra konservatire tradicionale.
Ashtu i korbat qe presin re dhe stuhi per te gjuajtur kerrmat e veta, politikat konservatore tradicionale ne Ballkan presin konjuktura vakumesh apo krizash ne nivele nga lokale globale per te avancuar ne realizimin e objektivave te vjetra. Serbia eshte shteti Ballkanik qe me se shumti ndjek sjelljene korbave.
Vetem ne periudhen e vakumit tranzitiv te Shtepise se Bardhe ne ShBA, Serbia shfrytezoi sjelljen e korbave duke terhequr Listen Serbska nga cdo bashkepunim me institucionet e Kosoves, u deklarua se do ktheje dinarin te Serbet e Kosoves, ngriti murin ne Mitrovice, ndaloi Haradinajn, tentoi te thyeje kufirin e Kosoves me tren, kerkoi nximin e krijimit te asociacionit te komunave me shumice Serbe…
Krizat kane vlere te madhe per te zbuluar elemente te synimeve strategjike qe ne situata te qeta nuk zbulohen. Krizat e fundit kane zbuluar qartesisht aleancen strategjike Serbo-Ruse.
Perballe kesaj aleance Serbo-Ruse, ne thelb antishqiptare, pjesa shqiptare mbi dhe nen Drin, pra Kosova dhe Shqiperia lypet te unifikojne politiken e jashtme dhe veprimin e tyre diplomatik.
Ky unifikim kerkon paraprakisht studim analitiko-prognozues strategjik dypalesh. Mbi nje studim te tille nevojitet unifikimi hap pas hapi drejt realizimit te qellimit te perbashket te dy shteteve shqiptare, te cilet i lidhe gjithcka dhe nuk i ndane asgje.