Home KRYESORE Nën hetim nga prokuroria edhe Artur Bushi

Nën hetim nga prokuroria edhe Artur Bushi

Shkon në 10 numri i deputetëve dhe kryebashkiakëve që po hetohen bazuar në ligjin e dekriminalizimit. AbcNews raporton se në listë është edhe kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi (PS). Emri i tij është lakuar disa herë edhe nga opozita për lidhje në trafikun e drogës. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin e të kaluarës për 6 deputetë.

Ata janë: Armando Prenga, Artan Gaçi, Aqif Rakipi, Omer Mamo, Gledion Rehovica dhe Mhill Fufi. Përpos tyre po hetohet edhe për kryebashkiakët: Eduard Kapri, Tërmet Peçi, Adriatik Zotkaj dhe Artur Bushi.

Lajmi është mësuar nga burime të gazetarëve, ndërsa prokuroria zyrtarisht ende nuk ka reaguar, por as nuk e ka mohuar këtë listë të dalë mesditën e sotme në media.

Kështu referuar burimeve, mësohet se prokuroria u është drejtuar autoriteve italiane, Europolit dhe zyrës qendrore të Interpolit për të kaluarën e këtyre 10 zyrtarëve. Dyshohet se disa prej deputetëve dhe krerëve të bashkive kanë kryer vepra të rënda penale në vende të ndryshme të BE-së që nga trafiku i drogës e deri shfrytëzimi për prostitucion. /Opinion.al

Share: