Home KRYESORE Neranxi biznesit: Mos rri i deshperuar pas qepenit të mbyllur, por reago!

Neranxi biznesit: Mos rri i deshperuar pas qepenit të mbyllur, por reago!

Nga Nikollaq Neranxi*

Vetëm në 5 muajt e fundit, 10 mijë biznese pushuan aktivitetin e tyre, ndërkohë që në total nga 180 mijë biznese, 91 mijë kanë status pasiv, pra gjysma kanë mbyllur aktivitetin.

Sipas investigimeve dhe reportazheve të gazetarëve të ekonomisë, arsyet kryesore të falimentimit të gjysmës së biznesit, janë politikat fiskale, qendrore dhe lokale që çojnë në faliment të sigurtë si dhe rënia e fuqisë blerëse si pasojë e krizës ekonomike që ka pllakosur vendin.

Ne nuk kemi asnjë arsye pse të vazhdojmë të numërojmë bizneset që falimentojnë dhe të shohim se si po na e rrënojnë jetën një grup njerëzish të pangopur që i besuam drejtimin e vendit.

Në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, i bëj thirrje tregtarëve dhe biznesmenëve të kësaj shoqate, por edhe çdo shoqate tjetër dhe biznesi të vogël apo të madh pa interesa klienteliste me pushtetin, të dalim në protestën që organizon Partia Demokratike me 18 shkurt.

Nëse rrënimi ekonomik ka mbërritur në derën tënde, ti tashmë ke një mundësi të ndryshosh fatin tend! Ne nuk duhet të sillemi me politikanët si militantë fanatikë, por do dëgjojmë kush ka alternativën më të mirë për jetën tonë dhe atë do mbështesim. Nëse nuk e mbajnë premtimin, ia “shkulim” kolltukun përsëri.

Aktualisht propozimet e PD-së për rimëkëmbjen ekonomike, më duken të favorshme për biznesin. Në këto katër vjet taksat janë rritur me 1,5 mld USD. Çdo shqiptar ka paguar 500 dollarë taksa shtese.

-PD do të vendosë taksën e sheshtë 9 për qind, duke ruajtur fashën e 30 mijë lekëshit të parë me tatim 0.
-Tatimi mbi dividentet do të zerohet.
-TVSH do të ketë një shkalle të vetme tatimore prej 15%.
-Tatimi i biznesit të vogël do të jetë 1,5% e xhiros.
– PD premton se do të rrisë pagen minimale në 32 mijë lekë, do të rrisë pensionin minimal me 33%,

Përsa i përket konçesioneve, në keto 4 vite, 230 milion dollarë i kanë marrë vetem 11 persona, të lidhur me kryeministrin, pohon PD.

Borxhi është kthyer në një kërcënim real për Shqipëinë. Sot çdo shqiptar, ka një borxh prej 3800 dollarësh.

Papunësia në radhët e rinisë ka arritur në 40%.

Propozimet ekonomike të PD-së shkojnë në interesin e biznesit, të konsumatorit, në interes të shumices se shoqërisë, prandaj mendoj se duhet ta mbështesim. Me 18 shkurt të shkojmë në protestë!

Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë

Artikulli i revistes Monitor si reference mund te lexohet ketu

Share: