Institucioni i Presidencës i ka dërguar një shkresë kryeministrisë ku nuk miraton autorizimin për pjesëmarrje të Niko Peleshit në Këshillin e Sigurisë në vend të kryeministrit Rama.
Në shkresën e Presidentit thuhet Rama nuk ka dhënë asnjë arsye objektive.
“Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka vendosur të mos japë miratimin paraprak për këtë autorizim, pasi gjykon se nuk është paraqitur asnjë arsye objektive mbi bazën e të cilave të vendoset zëvendësimi.”
Ndërkohë kryeministri Rama e kishte justifikuar mospjesëmarrjen në këtë mbledhje me arsyen se do të ishte në një vizitë zyrtarë në Kosovë. Deklaratë të cilën e bëri në emisionin “Tonight Ilva Tare”
Për këtë arsye kryeministri Rama kishte kërkuar që të përfaqësohej nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi.