Home KRYESORE OSBE sqaron deklaratën e ambasadorit Boshard: 2 miliardë euro para nga droga…

OSBE sqaron deklaratën e ambasadorit Boshard: 2 miliardë euro para nga droga…

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri reagoi në Twitter pas deklaratës së mbrëmshme të ambasadorit Bern Boshard, i cili tha se ka rrezik që paraja e pistë e kanabisit të influencojë në zgjedhje.

OSBE-ja thekson se në vitin 2013, janë prodhuar mbi 1 mijë tonë me vlerë 2 miliardë euro, ndërsa shton se mirëpret qëndrimin e fortë të opozitës dhe qeverisë në luftën kundër këtij fenomeni

“Në 2017, ftojmë partitë politike të mbajnë vlerën e 2013 në 2 miliardë euro. Aksioni i fuqishëm kundër kanabisit dhe zbatimi i tij është i nevojshëm. Gjatë vitit 2016, janë shkatërruar më shumë se 2.5 milionë rrënjë kanabis e barabartë me mbi 1 mijë tonë marijuanë dhe ky është një sukses i mirë”, sqaron OSBE.

Share: