Home KRYESORE Përplasjet Donald Lu-Llalla, Basha: Shkëmbim akuzash të paqarta

Përplasjet Donald Lu-Llalla, Basha: Shkëmbim akuzash të paqarta

Pas përplasjeve dhe akuzave të ndërsjella mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla ka reaguar kreu i opozitës, Lulzim Basha. Kryedomokrati është shprehur se shkëmbimet e akuzave mes dy zyrtarëve janë të paqarta, ndërsa nuk është detyra e tij të komentojë, pasi për opozitën shqetësimi kryesor janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Ka patur shkëmbim akuzash te cilat kane qene te paqarta për mua. Nuk është detyra ime te komentoj për to. Ajo qe dua te them është qe ditët e fundit shqetësimi ynë për zgjedhjet e lira dhe te ndershme është konfirmuar nga te gjithë aktoret, nga diplomatet e huaj, institucionet e drejtësisë dhe qytetaret dhe kjo është kambane alarmi qe na thërret gjithë shqiptareve që të ngrihemi bashkë për të mbrojtur votën e lirë. Kjo është thirrje që kam, të ngrihemi bashke me 18 qershor për votën e lirë”- tha Basha.

Share: