Pas mbledhjes së Partisë Socialiste, ka folur për mediat edhe kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Duke komentuar ngjarjet e fundit politike, Veliaj tha se Partia Socialiste vijon të jetë forca udhëheqëse në vend dhe e fokusuar në gjerat e rëndësishme që kanë më shumë impakt tek qytetarët.
“Unë e kuptoj urinë mediatike, por një parti e matur është e fokusuar tek gjerat e rëndësishme, janë ato që japin ushqim tek çdo shqiptar. Harxhimi i kohës me telenovela nuk i bën mirë Shqipërisë. Qytetarët presin që qeveria të bëjë punë, pasi kjo u interesion më shumë. Di të them se bashkimi bën fuqinë dhe ne jemi më të bashkuar se kurrë. Unë investoj në këtë ekip, sepse është ekipi është më i fortë.’- tha Veliaj.
I pyetur nga gazetarët për shkarkimin e ministrit të drejtësisë Ylli Manjani nga kryeministri Rama, Veliaj tha se është detyrë e ‘kapitenit’ të vendosë për ekipin.
“Unë nuk jam anëtar i qeverisë, por sigurisht është ‘kapiteni’ ai që vendos për skuadrën. Unë lashë skuadrën përshembull për të krijuar një tjetër ekip. PS është forca kryesore dhe nuk ka zëra brenda saj kundër koalicionit me LSI.”- u shpreh Veliaj.