Home KRYESORE “Po shihja TV, kur më erdhën 5 çanta me lekë” Rrëfehet grabitësi

“Po shihja TV, kur më erdhën 5 çanta me lekë” Rrëfehet grabitësi

Zbardhen të tjera detaje për rolin e vëzhguesve, informatorëve dhe organizatorëve të grabitjeve në Rinas.

Bazuar në dëshmitë e ish-komandos Neim Avdulaj dhe të penduarit Fatjon Xhyliu, Admir Çerpja, i arrestuari i pestë, ka pasur rolin e informatorit. Neim Avdulaj dëshmon se ka njohje me Admir Çerpjen nëpërmjet kushëririt të tij, me të cilin ka qenë ushtar në Afganistan, shkruan “Panorama”.

Ditën e ngjarjes, pra, më datë 03.12.2015, Neim Avdulaj ka qenë në shtëpi kur i ka ardhur një mesazh nga Ditjon Memlika me tekstin “kemi lëvizje sot”. Një mesazh ditën e ngjarjes, Neim Avdulajt i ka ardhur edhe nga Fatjon Xhyliu, i cili e njoftonte për lëvizjen e mjeteve për në Rinas.

Pas kësaj, Neim Avdulaj ka vënë në dijeni me SMS personin që në celular e kishte të shënuar me emrin “shoku”. Neim Avdulaj nuk e dinte se kush ishte personi që atë ditë kishte numrin celular ku ka nisur mesazhin.

Nga “shoku” i është kthyer përgjigjja “OK, në rregull”. Më pas, ndërsa ka qenë në banesë, Neim Avdulaj ka marrë vesh nga televizioni për vjedhjen në aksin Qafë-Kashar-Rinas. Pas dy ditësh, në shtëpinë e Neim Avdulajt ka shkuar një person i quajtur A. (pa gjeneralitete të plota) dhe i ka dhënë 5 çanta me lekë. Pas kësaj, Neim Avdulaj ka marrë në telefon Admir Çerpjen dhe i ka thënë “hajde se mbaroi”./Express/

Share: