Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me padinë që Policia e Tiranës ka ngritur ndaj kreut të Opozitës, Lulzim Basha.
Të gjithë këtë Manjani e quan një turp!
“Ua ua ua, çfarë turpi! Policia kërkon ndjekjen penale të kryetarit të opozitës! Kjo është Policia e mbi shtetit,mbi ligjin e mbi vetë zotin!”, shkruan Manjani në Twitter.
Sipas Policisë, me deklaratat e djeshme, Basha ka nxitur qytetarët për dhunë.