Home KRYESORE Qytetarja: E kam ëndërr të të puth/ Rama: Prandaj nuk e ke...

Qytetarja: E kam ëndërr të të puth/ Rama: Prandaj nuk e ke marrë burrin!

Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në Vlorë për të shpërndarë lejet e legalizimit për dhjetëra qytetarë. E sigurisht nuk kanë munguar batutat në këtë takim të shefit të qeverisë me qytetarët.

Ndërsa Rama ka thirrur emrin e një zotërie për të tërhequr legalizimet, në skenë është shfaqur një grua që i tha kryeministrit se e kishte ëndërr ta puthte.

E nuk ka munguar përgjigjja e Ramës. “Ndaj nuk e ke marrë burrin”, tha ai.

DIALOGU

Gruaja: E kam ëndërr të të puth

Rama: Do më puthësh se është ëndrra jote? Prandaj se ke marrë burrin.

Gruaja: Ju jeni një artist i mrekullueshëm dhe vetëm një artist mund ta bëjë Shqipërinë lule, një njeri syshqiponjë.

Rama: Do është duke na ndjekur burri në televizor

Gruaja: Të vejë ku të vejë

Rama: Shumë të fala burrit lum për gruan që ka.

Share: