Home KRYESORE Rusia dhe Ballkani, tre vende te Ballkanit duan takim me Sekretarin e...

Rusia dhe Ballkani, tre vende te Ballkanit duan takim me Sekretarin e Shtetit,

Të tre ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi janë mbledhur në një takim tre-lateral në Kroaci, ku edhe njëzëri kanë kërkuar një takim me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tilerson.

Behet me dije se qëllimi i kësaj kërkese janë sfidat e sigurisë, marrëdhënia me Rusinë, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO si dhe situata në rajon. Ngjarjet e fundit në Kosovë kanë shtuar zërat se SHBA po tërhiqet nga influenca në Ballkan, duke i “hapur krahun” Rusisë.

Pavarësisht kësaj duhet thëne se është ende herët për të kuptuar qartë qëndrimin e administratës Trump ndaj Ballkanit.

Share: