Rusia e sheh vendosjet e trupave dhe mjeteve ushtarake të NATO-s në shtetet e Baltikut si kërcënim dhe nuk ka informata për atë se kur do të përfundojnë përgatitjet e saj, raporton agjencia e lajmeve RIA.
RIA ka cituar zëvendës-ministrin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Alexej Meshkov, duke thënë se Moska është duke vëzhguar nga afër dhe se siguria e saj do të jetë e garantuar.
“Kjo vendosje [e trupave dhe mjeteve ushtarake] natyrisht që është kërcënim ndaj nesh,” RIA e ka cituar Meshkovin të ketë thënë.
Ai ka thënë se Moska nuk e di nëse e tëra do të përfundojë me kaq.
“E kush tha se do të përfundojë me kaq? Nuk kemi informata të tilla. Për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, ne po shohim trupa gjermane përgjatë kufijve tanë,” ka thënë ai.
Komentet e Meshkov vijnë pasi SHBA ka vendosur mijëra ushtarë dhe armatim të rëndë në Poloni, shtetet baltike dhe në Evropën Juglindore në atë që është manovra më e madhe që prej Luftës së Ftohtë./360grade.al