Deputeti i PD-së dhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka tentuar të godasë me grushta deputetin socialist Erion Braçe.
Është dashur ndërhyrja e deputetëve të tjerë që situata të mos percipitonte në dhunë fizike. Seanca është ndërprerë ndërsa kryesuesja e kuvendit ka kërkuar përjashtimin e deputetit demokrat.
Sipas deputetëve demokratë, Braçe fyeu ish-kryeministrin Berisha teksa po fliste në foltoren e kuvendit.