Home KRYESORE Shkarkimi i Drejtorit të Muzeut, Berisha i kërkon Prokurorisë të hetojë

Shkarkimi i Drejtorit të Muzeut, Berisha i kërkon Prokurorisë të hetojë

Pas shkarkimit nga detyra e drejtorit të muzeut kombëtar në vend, Melsi Labit, sot ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha. Ai ka marrë në mbrojtje Labin, teksa i ka bërë thirrje organit të akuzës që të hetojë në lidhje me këtë rast.

Statusi ne FB i Berishes:

Melsi Labi shkarkohet nga Rama si: Fajtor qe denoncoi Ramen dhe Bolinon e tij per vjedhje dhe abuzimin me fondet e Kultures! Te dashur miq, dje Edi Rama me nje reagim te menjëhershëm shkarkoi nga detyra drejtorin e Muzeut Kombetar, Melsi Labi sepse ai dje denoncoi Ramen dhe Bolinon e tij me deklaraten qe vijon:

“Buxheti për 2017 nuk ka dale ende, por pritet të jetë 13 ose 14 milion lekë të reja. Ndërkohë nevojat e menjëhershme të Muzeut, për 70 milion lekë të reja minimale. Na kanë futur në një betejë për mbijetesë. Ndërkohë harxhohen miliona euro në hapjen e muzeveumeve si Bunkarti etj, ku privati merr lekët dhe i i fut në xhep. Ndërsa këto pasuri kombëtare që i kemi, nuk i ruajmë. Është detyrë e Ministrisë ta mbajë Muzeun, sepse janë lekët e taksapaguesve”

Per keto fjale, njelloj si ne diktature hajnat e shtetit i prene koken brenda pak oreve! Me kete akt te turpshem, te denje vetem per ndonje rregjim diktatorial apo banditokracie, piktori deshtak kerkon te mbuloje vjedhjet e tij. I bej thirrje prokurorise se pergjithshme te hetoje me perparesi Ramen dhe Bolinon e tij per akuzat e renda te drejtorit, viktimes se tyre Melsi Labi, qe me guxim qytetar denoncoi vjedhjen shteterore! sb

Share: