Home KRYESORE Shpethen Agron Tufa kunder radikaleve: I keni ba nji poshterim fese

Shpethen Agron Tufa kunder radikaleve: I keni ba nji poshterim fese

Nga Agron Tufa

Mbi sulmin vandal ndaj shkrimtarit te ri, Azem Deliu.

Kush sulmon fizikisht ne emer te besimit nje shkrimtar a tjetermendues, para se me u perpjeke me hy ne dialog argumentues me të, ai ka marre rrugen e terrorizmit, kontigjent per ISIS–in.

Lerini demagogjite! I keni ba nji poshterim fese qe mendoni se perfaqesoni. Ju doni ta shtrengoni me force boten te veje pas qerres suaj. Sulmi fizik ndaj shkrimtarit nxjerr ne pah rrezikshmerine qe i kanoset Kosoves e krejt kombit prej jush dhe ne veçanti besimtarit te sinqerte.

Mendoni se Profeti ka nevoje per grushtet tuaja? Epo me injorancen dhe dhunën ndaj një djaloshi tê ri e te talentuar, ju i keni bere vetes njëautoportret grupor te neveritshem! Mos doni ta shpallni “qafir”?

Ç’fituan sivellezerit tuaj fanatike me Salman Ruzhdiun?! Lavdinë e tij dhe poshterimin e imazhit te besimit islam. Sigurisht, ju i dini te gjitha, prandaj dhe argument keni grushtin e dhunen.

E kush dhunon, i dhunuem ka me qenë. Ne mis tash, neser, herëdokur…

Share: