“Është ndaluar dhe kontrolluar makina e ministrit të Mjedisit Lefter Koka, kur brenda saj ka qenë edhe bashkëshortja. Më pas me policë me të maskuar. e kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Durrësit”.
Këtë ngjarje që është mbajtur e fshehtë për publikun e ka zbuluar mbrëmë në emisionin “Të PaEkspozuarit”, gazetari investigativ Artan Hoxha. Sipas tij ngjarja ka ndodhur pak kohë më parë dhe i pranishëm ka qenë edhe shoqëruesi i ministrit, punonjës i Gardës së Republikë.
Por pavarësisht kundërshtimit dhe kërkimit të sqarimeve për këtë akt, grupi i policëve me maska të zeza e ka shoqëruar mjetin ku lëvizte familja e ministrit Koka dhe është kontrolluar me imtësi. Menjëherë Koka i revoltuar ka njoftuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe vetëm pas kësaj, mjeti është liruar.
Gjithmonë sipas deklarimeve të gazetarit Hoxha, ky incident i rëndë është diskutuar edhe në mbledhjen e qeverisë në praninë e Edi Ramës, gjatë të cilës Tahiri ka pretenduar se ka qenë një keqkuptim. Ndërkohë mësohet se në këtë mbledhje për këtë ngjarje, ka kërkuar llogari dhe ka protestuar fortë edhe ministri i Drejtësisë, tashmë i shkarkuar prek Ramës, Ylli Manjani.
Hoxha ka shtuar se kjo ngjarje e rëndë që çoi edhe në shpërthimin publik të Lefter Kokës kundër drejtuesve të policisë së Durrësit, përkon me mbledhjen që Petrit Vasili ka bërë me deputetë dhe ministra të LSI, ku janë porositur që të kenë kujdes nga policia se ka informacione, se mund t’ju fusin drogë në mjetet e tyre.
Nuk dihen arsyet se përse është bërë ky kontroll brutal ndaj mjetit të ministrit të LSI-së, por dyshohet se policët e maskuar mund të kenë qenë të forcave Operacionale ose të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat veprojnë vetëm për raste kur ka dyshime dhe informacione për vepra të rënda penale, ku hyn edhe transporti i drogës./360grade.al