Home KRYESORE Thaçi i kërkon INTERPOLIT heqjen e fletarresteve serbe për kosovarët

Thaçi i kërkon INTERPOLIT heqjen e fletarresteve serbe për kosovarët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih ka zhvilluar një takim me Sekretarin Gjeneral të INTERPOL-it, Jürgen Stock.

Thaçi në këtë takim me Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, Thaçi ka diskutuar për çështjen e ndalimit të shtetasve të Kosovës me fletarrestime të Serbisë, duke thënë se fletarrestet e tilla janë të paqëndrueshme dhe të motivuara politikisht.

Ai ka kërkuar nga sekretari i INTERPOL-it që të gjitha fletarrestet politike të Serbisë të anulohen. Në këtë takim është biseduar për mundësinë e pranimit të Kosovës në këtë organizatë, si dhe për mënyrën e thellimit të bashkëpunimit me INTERPOL-in.

Thaçi ka thënë se Kosova plotëson të gjitha kushtet për anëtarësim në INTERPOL. “Ne kemi nevojë për INTERPOL-in, por edhe INTERPOL-i ka nevojë për Kosovën, për informim sa më të shpejt”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jürgen Stock, ka theksuar se INTERPOL-i është i hapur për Kosovën dhe pret të përfundojnë procedurat e brendshme për të filluar shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim.

Share: